Farmaci

nën42016

Salicilanilidet janë efikase kundër Clostridium difficile

tags: SHTAM

Shkencëtarët e Institutit Scripps Research (TSRI) kanë përshkruar në revistën "Scientific Reports", një armë potenciale kundër Clostridium difficile, bakter i cili çdo vit shkakton infeksione intestinale të rënda madje dhe fatale. Janë salicilanilidet, antihelmintikë për përdorim veterinar efikase kundër një game të gjerë shtamesh nga C. Difficile, duke përfshirë ato epidemike hipervirulente shpesh përgjegjëse për recidiva pas trajtimit. 
"Përveç efikasitetit kundër Clostridium-it, salicilanilidet janë përdorur për një kohë të gjatë te kafshët, prandaj mendoj se mund të përdoren edhe te njerëzit", pohon Kim Janda, nga The Skaggs Institute for Chemical Biology and The Worm Institute of Research and Medicine në TSRI.

"Terapitë aktuale për infeksionet nga C. Difficile janë metronidazoli dhe vancomicina, si dhe fidaxomicina relativisht e re", shpjegojnë autorët, duke nënvizuar megjithatë se edhe me një cikël të plotë të fidaxomicinës, një pacient në shtatë kalon një recidivë të infeksionit. "Duke kërkuar përbërës të tjerë me aktivitet anti-Clostridium na ka ndodhur të përdorim si kontroll closantel, një salicilanilid për përdorim veteriner i përdorur zakonisht si një antikrimb te bagëtitë.

Dhe pasi u vëzhgua efikasiteti i madh kundër C. Difficile, kërkuesi bashkë me kolegun e tij Major Gooyit  testoi tre salicilanilide të tjera (rafoxanide, niclosamide dhe oxyclozanide) mbi një variacion shtamesh nga C. Difficile të kultivuara në laborator.

"Duke vepruar kështu kemi zbuluar se të gjithë përbërësit inhibonin rritjen e një game të gjerë shtamesh, mes të cilave hypervirulentin BI / NAP1 / 027, me efikasitet të ngjashëm dhe ndonjëherë edhe më të madh, krahasuar me metronidazolin dhe vancomicinën", pohon Janda. Po i testojmë tani këta përbërës në modele kafshësh të infeksioneve nga C. difficile, dhe po mendojmë për një bashkëpunim me industrinë farmaceutike për një zhvillim të mëtejshëm të salicilanilideve si terapi kundër C. Difficile te njeriu", përfundojnë kërkuesit.

 


Sci Rep. 2016. doi: 10.1038/srep33642
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27633064


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC