Farmaci

nën112016

Trajtimi i insuficiencës kardiake: sacubitril/valsartan ka një raport shumë pozitiv kosto-efikasitet

Sacubitril-valsartan me të drejtë mund të konsiderohet i leverdisshëm në krahasim me terapitë e përdorura gjerësisht për reduktimin e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë te pacientët me insuficiencë kardiake dhe fraksion ejeksioni të reduktuar. Ja në sintezë rezultatet e një studimi të publikuar në "Annals of Internal Medicine", me autor të parë Alexander Sandhu nga Stanford University Center for Primary Care and Outcomes Research në Kaliforni. "Insuficienca kardiake me fraksion të reduktuar ejeksioni trajtohet zakonisht me një Ace inhibitor ose një antagonist të receptorit të angiotensinës (Arb), të dyja terapi efikase dhe pak të kushtueshme", pohon kërkuesi, duke kujtuar se së fundi ka dalë efikasiteti i një klase të re barnash të aprovuar në SHBA dhe në Europë respektivisht nga FDA dhe EMA.

Themeluesi i familjes, i quajtur Arni (Angiotensin Receptor Neprilysin Inhibitor) është sacubitril/valsartan, përdorimi i tij ka reduktuar vdekshmërinë kardiovaskulare dhe numrin e shtrimeve, duke përmirësuar ndërkohë cilësinë e jetës së pacientit me insuficiencë. "Megjithatë në krahasim me një Ace-inibitor që kushton 12.50 dollarë në ditë, terapia me sacubitril-valsartan është dukshëm më e kushtueshme", shkruajnë autorët që janë përpjekur të kuptojnë nëse shpenzimet justifikohen nga përfitimet më të mëdha për shëndetin.
Duke përdorur modelin Markov, kërkuesit vlerësuan raportin kosto-efikasitet të sacubitril-valsartan krahasuar me lisinopril një Ace-inhibitor, apo losartan një antagonist i receptorit të angiotensinës, në një koortë pacientësh me insuficiencë të klasës II-IV të asociuar me një fraksion ejeksioni më të ulët me 40%.

Dhe rezultatet flasin qartë: terapia me sacubitril-valsartan mund të parandalojë më shumë se 28.000 vdekje në vit me koston e 47.053 dollarëve për çdo Qaly të fituar. Qaly, akronim i Quality Adjusted Life Years, është produkti i shpresës për jetë i kombinuar me cilësinë e jetës të viteve të mbetura: nëse një kurë shton një vit jetë më shumë, në shëndet të plotë, prodhon një Qaly. "Dhe në këtë aspekt  sacubitril-valsartan ka një kosto të arsyeshme", përfundon Sandhu.

 


Ann Intern Med. 2016. doi: 10.7326/M16-0057
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27571284


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC