nën162016
NICE aprovon eribulinën për kancerin e gjirit lokalisht të avancuar ose metastatik
National Institute for Health and Care Excellence (NICE) në Britani i ka dhënë dritën jeshile Shërbimit shëndetësor britanik (NHS) për përshkrimin e barit eribulinë në kancerin e gjirit, pas të dhënave të reja që tregojnë përfitime substanciale të kurës. "Eribulina e tregtuar me emrin e Halaven, është terapia e parë me agjent të vetëm që ka treguar se zgjat mbijetesën mesatare të përgjithshme te pacientet e prekura nga kanceri në gji i avancuar në krahasim me kimioterapi të tjera", shpjegon Carole Longson, drejtore e qendrës për vlerësimin e teknologjive shëndetësore në NICE.
Në fakt, në vitin 2012 instituti kishte vendosur se bari anti-tumor nuk duhej të rimbursohej nga NHS për terapinë e kancerit në gji lokalisht të avancuar ose metastatik në paciente të përkeqësuara pavarësisht dy ose më shumë cikleve të kimioterapisë. Vendimi vinte pas një raporti mbi kosto-efikasitetin e barit dhe NICE ishte e pakënaqur pavarësisht se kompania prodhuese Eisai kishte propozuar një skonto mbi koston e barit.
"Në vlerësimin aktual pozitiv kemi parë rezultatet e përditësuara të trialit regjistrues Embrace të zhvilluar nga Eisai mbi trajtimin e kancerit të gjirit metastatik që ballafaqon efektet e barit me ato të terapive të zakonshme. Dhe doli se gratë e trajtuara me eribulinë jetojnë mesatarisht tre muaj më shumë në krahasim me bashkëmoshataret e trajtuara në mënyra të tjera", pohon Longson, duke kujtuar se pritshmëria e jetës së pacienteve të cilave iu jepet eribulinë ishte e shkurtër.
Eribulina është një inhibitor jo taksan i mikrotubolave i indikuar në trajtimin e pacienteve me karcinomë mamare që i janë nënshtruar në të kaluarën të paktën dy regjimeve kimioterapike me bazë antraciklinën dhe taksanet. Efektet anësore më të zakonshme te pacientet e trajtuara me eribulinë janë neurotropenia, neuropatia periferike, alopecia, astenia të përzierat dhe stipsi.
The Guardian
https://www.theguardian.com/society/2016/nov/03/uk-regulator-approves-drug-that-could-extend-lives-of-breast-cancer-patients
EISAI - News release
http://www.eisai.com/news/enews201681pdf.pdf