nën222016
Lombalgjia kronike, trajtimi me placebo mund të jetë i sigurt dhe efikas
Trajtimi me placebo i pacientëve me lombalgji kronike, të cilët u informuan se ishin në terapi me një pilulë inaktive e justifikuar me faktin se kjo zgjedhje ishte e nevojshme, çoi në një reduktim të dhimbjes dhe paaftësisë, sipas një artikulli të publikuar në "Pain", revista zyrtare e Shoqatës ndërkombëtare për studimin dhimbjeve (ISPA).
"Ky studim është i pari që tregon përfitimet e mundshme të trajtimit me placebo, të përshkruar pa i gënjyer pacientët me lombalgji kronike", pohon bashkautorja Claudia Carvalho e ISPA, Instituti Universitar i Lisbonës. Në trial morën pjesë 97 të rritur me lombalgji prej të paktën tre muajsh, duke i grupuar në mënyrë rastësore që të merrnin për tri javë vetëm qetësuesit e zakonshëm ose të shoqëruar me placebo.
"Por në ndryshim nga studimi i zakonshëm i kontrolluar, pacientët e dinin që po merrnin një tabletë inaktive", shkruajnë kërkuesit, të cilët shpjeguan arsyet e efektit placebo, duke nënvizuar se kjo lloj kure, mund të ketë përfitime klinikisht domethënëse ndoshta për shkak të proceseve të pandërgjegjshme të lidhura me pjesëmarrjen në një studim dhe marrjen e pilulave. Pas tre javësh, edhe pacientët që fillimisht u caktuan në trajtimin standard antalgjik iu ofrua mundësia që të merrnin placebo dhe nga rezultatet e arritura kishte një efikasitet domethënës të trajtimit inaktiv.
"Në total placeboja reduktoi me rreth 30% dhimbjen dhe invaliditetin fillestar dhe efikasiteti i tij u dëshmua edhe nga fakti që pacientët e grupit të kontrollit, pra ata që u caktuan në terapinë e zakonshme analgjezike, patën përmirësime të ngjashme pasi filluan ta merrnin", saktëson kërkuesja, duke shtuar se nuk ka pasur efekte anësore në të dyja grupet. "Të dhënat tona sugjerojnë se administrimi i placebos duke vënë në dijeni pacientin mund të jetë një shtesë e sigurt dhe efikase në trajtimin e lombalgjisë kronike", përfundon Carvalho.
Pain. 2016. doi: 10.1097/j.pain.0000000000000700
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27755279