Farmaci

shk282023

Barnat efektive për trajtimin e lumbalgjisë akute

Në një përmbledhje të botuar në "Journal of Orthopedic Research", autorët kanë vlerësuar se cilat medikamente jo opioide janë më të mirat për trajtimin e lumbalgjisë akute, e cila është një barrë e rëndësishme socio-ekonomike.

"Literatura për menaxhimin e duhur farmakologjik të lumbalgjisë akute është e kufizuar dhe indikacionet e disponueshme janë kontradiktore. Ne u përpoqëm të kuptonim nëse administrimi i barnave mund të zvogëlonte dhimbjen dhe paaftësinë e shkaktuar nga lumbalgjia akute dhe të identifikonim se cilat janë medikamentet më efikase", shpjegon Alice Baroncini nga Universiteti Auckland në Zelandën e Re, autore kryesore e studimit.

Studiuesit nuk i morën parasysh studimet që përfshinin administrimin e opioideve, pasi udhëzimet aktuale sugjerojnë që medikamente të tilla nuk duhet të jenë të parat që përdoren për trajtimin e  lumbalgjisë akute.

Analiza, në të cilën u përfshinë 18 prova të kontrolluara me përzgjedhje rastësore me një një total prej 3,478 pacientësh, tregoi se marrja e relaksuesve muskulorë dhe barnave antiinflamatore josteroide (FANS) reduktuan në mënyrë efektive dhimbjen dhe paaftësinë për një periudhë një javore. 

Kombinimi i FANS-ave me acetaminofenin solli një përmirësim më të madh, kahasuar me FANS-at e përdorur të vetëm, ndërsa marrja e  acetaminofenit të pakombinuar me barna të tjera nuk shkaktoi ndonjë përmirësim të rëndësishëm. Placeboja rezultoi të ishte efektive në reduktimin e dhimbjes.

"Ky është hapi i parë drejt optimizimit të menaxhimit të lumbalgjisë akute. Edhe pse, duhet të merren gjithmonë në konsideratë karakteristikat specifike të pacientit, si alergjitë dhe sëmundjet shoqëruese," thotë Baroncini.

Autorët arritën në përfundimin se kërkimet e mëtejshme do të duhet të fokusohen në identifikimin e llojit të medikamenteve që ofrojnë jo vetëm lehtësimin më të mirë dhe më të shpejtë të dhimbjes, por gjithashtu shfaqin shkallën më të ulët të përsëritjes së simptomave.


 

Journal of Orthopaedic Research 2023. Doi: 10.1002/jor.25508
http://doi.orh/10.1002/jor.25508


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC