Farmaci

kor292014

Injeksionet me steroide nuk eleminojnë dhimbjen e shpinës

Ushtrimet fizike ose kirurgjia mund të jenë alternativa më të mira për lehtësimin e simptomave nga ngushtimi i kanalit spinal në krahasim me infiltrimin e steroideve. Dhe jo vetëm: kush vuan nga dhimbjet e shpinës dhe pas terapisë me kortikosteroide zgjedh kirurgjinë, ka më tepër përmirësim se ata që zgjedhin menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale. "Injeksionet me steroide janë një trajtim i njohur për stenozën spinale" tha Janna Friedly, asistente në katedrën e Mjeksisë së Rehabilitimit në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, "jemi befasuar nga rezultatet e studimit tonë" të cilat tregojnë se infiltrimi nuk siguron përfitime të tjera në drejtim të analgjezisë. Gjatë kërkimit, përshkruar në numrin e fundit të New England Journal of Medicine, Friedly dhe kolegët kanë rekrutuar 400 persona me dhimbje në shpinë dhe këmbë për shkak të shtypjes nervore shkaktuar nga një stenozë kurrizore, të cilët e luftuan me injeksione lokale anestetikësh (lidokainë), vetëm ose të kombinuar me steroide. Fillimisht simptomat u përmirësuan në të dy grupet, 3-javë më pas grupi steroid ndihej më mirë, por pas 6-javësh trajtimi, nuk kishte më asnjë ndryshim në aspektin e dhimbjes dhe funksionit mes këtyre dy grupeve. Baza teorike për menaxhimin e steroideve është se ata zvogëlojnë dhimbjen duke ulur ënjtjen dhe inflamacionin rreth nervave të shtypur dhe "për disa pacientë funksionon vërtet mirë" kujtoi Gunnar Andersson, profesor i Departamentit të Kirurgjisë Ortopedike në Rush University Medical Center në Çikago, në një editorial që komenton studimin "ndërsa në pacientët e tjerë nuk funksionon ose ka një kohëzgjatje shumë të shkurtër". Përpara se ta eleminojmë këtë opsion duhet të kemi parasysh se trajtimet e disponueshme për stenozën spinale janë të pakta, alternativa të steroidëve janë kirurgjia dhe stërvitja por "askush nuk arrin të modifikoj problemin bazë ose të jap një efekt të qëndrueshëm për stenozën» shton Andersson, kështu që disa pacientë ende mund të përfitojnë nga terapia e infiltrimit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC