Shëndetësi

sht102020

Steroidet dhe coronavirusi. Gjithnjë e më shumë konfirmime të përfitimit te pacientët e sëmurë rëndë

Sipas një metaanalize dhe tre studimeve të lidhura me të, të botuara në "Jama", administrimi i steroideve te pacientët me Covid-19 në formë të rëndë është i dobishëm. "Analiza jonë tregoi se pacientët kritikë, të trajtuar me kortikosteroide sistemike kishin 34% më pak të ngjarë të vdisnin për 28 ditë", tha Jonathan Sterne, nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe, autori kryesor i studimit. "Sidoqoftë, ne sugjerojmë të mos përdorni kortikosteroide në trajtimin e pacientëve jo seriozë", vazhdon ai.

Studimet e përfshira në metaanalizë vlerësuan efikasitetin e kortikosteroideve te 1,703 pacientë të sëmurë në gjendje kritike me Covid-19 të konfirmuar ose të dyshuar, me moshë mesatare 60 vjeç. Nga 678 pacientë në trajtim me kortikosteroide, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, ndodhën 222 vdekje, ndërsa nga 1,025 pacientë në kujdes standard ose placebo, ndodhën 425 vdekje. Tre studimet e botuara së bashku me metaanalizën (që të gjitha të ndalura më herët pasi studimi RECOVERY në qershor tregoi përfitim të lartë nga deksametazoni, krahasuar me placebon në pacientët rëndë), kanë shqyrtuar agjentë specifikë në pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19. Në studimin e parë, Bruno Tomazini, nga Spitali Sírio-Libanês, São Paulo, Brazil dhe grupi i tij i punës zbuluan se shtimi i deksametazonit në kujdesin rutinë te 299 pacientë me Covid-19 dhe sindromën e distresit respirator akut (ARDS) përmirësoi ndjeshëm numrin e ditëve të jetës dhe ditët që pacientët ishin pa ventilim mekanik gjatë 28 ditëve.

Derek Angus, nga Universiteti i Pitsburgut dhe kolegët e tij, përkundrazi, zbuluan se hidrokortizoni përmirësoi suportin e organeve dhe uli vdekshmërinë në 403 njerëz me Covid-19 të rëndë për 21 ditë. Në një studim tjetër klinik, me përzgjedhje rastësore mbi hidrokortizonin, ekipi i Pierre-François Dequin, nga Chu de Tours, Francë, zbuloi se hidrokortizoni me dozë të ulët nuk shoqërohet me një ulje të dukshme të niveleve të dështimit të trajtimit te njerëzit me insuficiencë respiratore akute. "Në përgjithësi, metaanaliza tregon që administrimi i steroideve lidhet qartë me një përfitim te pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19", tha në një editorial shoqërues, Hallie Prescott, i Universitetit të Miçiganit, Ann Arbor dhe Todd Rice, i Universiteti Vanderbilt në Nashville.

 

Jama 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.17023
https://doi.org/10.1001/jama.2020.17023

Jama 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.16747
https://doi.org/10.1001/jama.2020.16747

Jama 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.16761
https://doi.org/10.1001/jama.2020.16761

Jama 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.17021
https://doi.org/10.1001/jama.2020.17021

Jama 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.17022
https://doi.org/10.1001/jama.2020.17022


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC