dhj22016
Jo të gjithë antidepresivët i përkeqësojnë çrregullimet seksuale
Antidepresivët të cilët janë aktualisht në treg, mund të përkeqësojnë disfunksionin seksual, duke rënduar në mënyrë indirekte gjendjen depresive të pacientit. Faktin e nënvizojnë rezultatet e studimit SEXSED (akronim i Sexual Symptoms and Side Effects in Depression) të koordinuar nga Anita Clayton, profesore në University of Virginia School of Medicine Charlottesville. Rreth 1000 të rritur amerikanë në terapi me barna antidepresive për një çrregullim depresiv madhor kanë marrë pjesë në sondazhin e zhvilluar online më 28 shtator - 5 tetor 2016.
Pjesa më e madh e të intervistuarve, rreth 88% e totalit, ka raportuar një humbje të funksionit dhe dëshirës seksuale. Por gjëja që bën përshtypje është se 17% e pjesëmarrësve kanë raportuar çrregullime të fushës seksuale vetëm pas fillimit të trajtimit me antidepresivë. Gjithashtu, më shumë se gjysma e atyre që janë ankuar për disfunksion seksual, nuk ka parë asnjë përmirësim madje kanë raportuar një rënie të mëtejshme të dëshirës dhe eksitimit seksual pas fillimit të terapisë me antidepresivë.
Studimi është drejtuar nga shoqata kërkimore Wakefield Research dhe është sponsorizuar nga
Fabre Kramer Pharmaceuticals, prodhuese e gepirone, një antidepresiv eksperimental me efekte më të vogla negative në fushën seksuale në krahasim me barna si inhibitorë të ripërthithjes së serotoninës (Ssri). "Shumë studime kanë treguar se Ssri mund të kontribuojnë në rëndimin e disfunksionit seksual te pacientët me çrregullim depresiv madhor, ndërsa gepirone, agonist i receptorit të serotoninës 5HT1A, ndikon shumë më pak në dëshirën seksuale", përfundon Clayton.