Farmaci

dhj52016

Përdorimi i kombinuar i opiodeve dhe benzodiazepinave, risqet denoncohen nga FDA

Janë të rënda risqet nga një përdorim i kombinuar i opiodeve dhe benzodiazepinave: faktin e nënvizon Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara (FDA), e cila në një komunikatë  të sajën ka kërkuar që të forcohen paralajmërimet në fletën e udhëzimeve të këtyre barnave. Vendimi që përfshin edhe informimin e mjekëve e pacientë vjen pas një rishikimi të gjerë të evidencave të fundit shkencore, të cilat raportojnë efekte anësore të ndryshme: përgjumje ekstreme, depresion respirator, koma dhe vdekje.

Ndryshimet e kërkuara lidhen me rreth 400 produkte dhe janë pjesë e planit të veprimit që Agjencia rregullatore amerikane ka vënë në zbatim mbi temën e opiodeve me qëllim kundërshtimin e abuzimit me këto barna, fenomen i sinjalizuar në mënyrë të përsëritur.
Në fakt rishikimi ka dokumentuar një rritje të numrit të përshkrimeve për të njëjtin pacient të barnave që i përkasin dy klasave të cituara si dhe të numrit gjithnjë e më të madh të efekteve anësore. Mes viteve 2004-2011 janë shtuar vizitat në urgjencë për shkak të përdorimit të opiodeve dhe benzodiazepinave dhe për të dyja klasat e barnave  ka pasur vdekje nga overdoza, të cilat madje janë trefishuar në periudhën e marrë në shqyrtim. Edhe përdorimi i njëkohshëm i këtyre barnave është në rritje të madhe dhe sot lidhet me mbi 2 milionë e gjysmë qytetarë amerikanë, me një rritje prej më se 40% mes viteve 2002-2014. 

"Është një problem i shëndetit publik, - shprehet komisioneri i FDA-së, Robert Califf, - ndërsa jemi dëshmitarë të një rritjeje të ndjeshme të mbidozimit dhe vdekjeve që mund të shmangen. Prandaj kërkesa për profesionistët e shëndetësisë është që të tregojnë vëmendje dhe t'i vlerësojnë paralajmërimet e reja nëpërmjet një analize specifike për çdo pacient: nëse përfitimet e përdorimit të kombinuar të opiodeve, benzodiazepinave, apo çdo bari tjetër antidepresiv janë më të larta krahasuar me risqet e mundshme". Edhe në Bashkimin Europian, informacionet mbi këto produkte janë tashmë të pranishme. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC