Farmaci

jan162020

Epilepsia refraktare ndaj benzodiazepinave. Krahasohen tre barna

Sipas një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine", levetiracetami, fosfenitoina dhe valproate kanë efikasitet të krahasueshëm kur përdoren për të trajtuar gjendjen epileptike konvulsive refraktare ndaj benzodiazepinave te fëmijët dhe të rriturit.
"Mundësia e trajtimit me barna për pacientët me gjendje epileptike refraktare ndaj trajtimit me benzodiazepina, nuk është studiuar gjerësisht. Kjo është arsyeja pse kemi dashur të krahasojmë sigurinë dhe efikasitetin e levetiracetamit, fosfenitoinës dhe valproates në një popullsi fëmijësh dhe të rriturish me gjendje konvulsive epileptike që nuk i ishin përgjigjur një trajtimi të vijës së parë me benzodiazepina", tha Jaideep Kapuri nga Universiteti i Virxhinias, që ka drejtuar grupin e punës.

Studiuesit regjistruan gjithsej 384 pacientë dhe i përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë levetiracetam (145 pacientë), fosfenitoinë (118 pacientë) ose valproate (121 pacientë). Rezultati kryesor i studimit përfshinte mungesën e konvulsioneve klinikisht të dukshme dhe përmirësimin e nivelit të vetëdijes 60 minuta pas fillimit të infuzionit, pa marrë barna të tjera antikonvulsive. Studimi u ndërpre herët pas një analize ad interim të planifikuar, duke qenë se ka rezultuar e dukshme mungesa e epërsisë ose inferioritetit të njërit prej barnave. Ndërprerja e gjendjes epileptike dhe përmirësimi i nivelit të vetëdijes në 60 minuta ndodhi te 47% e pacientëve që kishin marrë levetiracetam, 45% e atyre që morën fosfenitoinë dhe te 46% e atyre që morën valproate. Efektet anësore ishin të ngjashme në secilin nga të tre grupet.

Në një koment shoqërues, Phil Smith (Spitali Universitar të Uellsit në Kardif), thotë se pasja në dispozicion e tre barnave intravenoze po aq të efektshme të linjës së dytë, është e rëndësishme për mjekun, i cili më pas mund të zgjedhë medikamentin që merr parasysh situatat individuale te pacientët.

 

NEJM 2019. Doi: 10.1056/NEJMe1913775
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMe1913775

NEJM 2019. Doi: 10.1056/NEJMoa1905795
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1905795


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC