Farmaci

jan112017

FDA aprovon crisaborole për trajtimin e dermatitit atopik

Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) ka aprovuar Eucrisa (crisaborole) për trajtimin e dermatitit atopik nga të lehtë në të moderuar te pacientët me moshë më të madhe se 2 vjeç.

Dermatiti atopik është një sëmundje kronike shfaqja e të cilit fillon gjatë fëmijërisë dhe mund të zgjatë deri në moshë të rritur. Shkaku duhet kërkuar në një kombinim faktorësh gjenetikë, imunitarë dhe ambientalë.

Eucrisa i aplikuar lokalisht dy herë në ditë është një inhibitor i fosfodiesterazës tip 4 (PDE4), ndonëse mekanizmi i tij i veprimit specifik në dermatitin atopik nuk dihet. "Aprovimi i tij, - pohon Amy Egan, zv/drejtor i zyrës së Vlerësimit të Barnave III të Qendrës për Drug Evaluation and Research (CDER) -ofron një tjetër opsion trajtimi për pacientët me dermatit atopik nga i lehtë në të moderuar".

Siguria dhe efikasiteti i Eucrisa janë përcaktuar në dy studime të kontrolluara me placebo, të drejtuar në një total prej 1.522 pjesëmarrësish me moshë mes 2-79 vjeç me dermatit atopik nga i lehtë në të moderuar. Në total ka pasur një përgjigje më të mirë pas 28 ditësh trajtimi te pjesëmarrësit që morën Eucrisa. Mes efekteve anësore më të zakonshme janë dhimbjet në vendin e aplikimit, inflamacion dhe djegie, ndërsa efektet më të rënda përfshijnë reaksione të mbindjeshmërisë./AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC