Farmaci

jan252017

FDA paralajmëron mbi riskun e mundshëm për kancer në fshikëz me pioglitazon

tags: DIABETI

Agjencia rregullatore amerikane e barnave FDA ka njoftuar profesionistët e shëndetësisë dhe pacientët se barnat të cilat përmbajnë pioglitazon për trajtimin e diabetit tip 2, mund të çojnë në një rritje të riskut për kancer në fshikëzës, ndërsa kërkojnë një vëmendje të veçantë me shfaqjen e mundshme të simptomave specifike. 
Pioglitazon, i aprovuar për të përmirësuar kontrollin glikometabolik në të rriturit me diabet tip 2, vepron duke aktivizuar receptorët PPAR-gamma, të pranishëm kryesisht në indin dhjamor, por edhe në qelizat gamma të pankreasit në endoteliumin vaskular dhe në makrofaget. Të tillë receptorë zhvillojnë një rol kyç në rregullimin e përgjigjes hipoglicemizuese duke shtuar sensibilitetin perfierik ndaj insulinës dhe duke përmirësuar efikasitetin e glukozës nga ana e indit dhjamor, muskulor dhe hepatik. Mbi bazën e rezultateve epidemiologjike të studimeve të mëparshme, FDA pati lajmëruar rreth riskut të mundshëm për kancer në fshikëz që në shtator 2010. Etiketat e barnave që përmbajnë pioglitazon (të tilla si Actos, Actoplus Met, Actoplus Met XR, Duetact, Oseni) janë përditësuar tanimë me rezultate të reja. Komunikata e FDA-së i fton pacientët në terapi me pioglitazon që të sinjalizojë në kohë mjekun për simptoma të mundshme alarmuese si hematuri, përkeqësim të urgjencës së urinimit dhe urinim të dhimbshëm, duke i këshilluar që të mos e fillojnë kurën personat me karcinomë të fshikëzës tashmë të diagnostikuar. 
Lidhja mes pioglitazon dhe neoplazisë së fshikëzës është prej kohësh objekt vëmendjeje edhe në Evropë: që në tetor 2011 Komiteti i Barnave për Përdorim Njerëzor i Agjencisë Evropiane të Barnave, kishte riparë opinionet mbi antidiabetikët që përmbajnë pioglitazon, duke konfirmuar një rritje të riskut për kancer në fshikëz dhe duke disponuar ndërfutjen e paralajmërimeve në skedën teknike të barit.

 

Fda - Fda MedWatch safety alert 12-12-2016
http://www.fda.gov/Drugs/DrugSafety/ucm519616.htm
 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC