jan312017
Sindroma pre-menstruale, përditësohen udhëzuesit për tabletat Ssri dhe pilulat e gjeneratës së re
Udhëzuesit për diagnostikimin dhe trajtimin e sindromës pre-menstruale janë përditësuar sërish dhe nënvizojnë rëndësinë e kritereve diagnostike të standardizuara për të dalluar këtë sindromë nga çrregullimet e mundshme psikiatrike dhe për një qasje multi-disiplinore në menaxhimin e rasteve më të rënda. Ja, në sintezë disa nga argumentet e përfshira në dokumentin e Royal College of Obstetricians and Gynaecologists të publikuar në "Bjog", revistën ndërkombëtare e obstetrikës dhe gjinekologjisë. Dokumenti trajton diagnozën, klasifikimin dhe menaxhimin e sindromës pre-menstruale.
"Ky është edicioni i dytë i udhëzuesve, ku që në fillim ka pasur një angazhim të madh nga Shoqata Ndërkombëtare e Çrregullimeve Pre-menstruale në bashkëpunim me Shoqatën Britanike për Sindromën Premenstruale", shprehet Shaughn O'Brien, bashkautore e artikullit dhe profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Keele University School of Medicine në Britaninë e Madhe.
Disa nga ndryshimet më të rëndësishme në krahasim me udhëzuesit e 2007-s përfshijnë përditësime mbi përdorimin e kontraceptivëve oralë të gjeneratës së re dhe inhibitorëve të ripërthithjes së serotoninës (Ssri).
"Ngatërrimi i sindromës pre-menstruale me çrregullimin bipolar, me pasojë përdorimin e papërshtatshëm të barnave është një mundësi jo e rrallë, edhe sepse sindroma pre-menstruale përfshin një gamë të gjerë simptomash psikologjike të tilla si depresioni, ankthi, irritimi, humbja e besimit dhe rënia e humorit", shpjegojnë autorët duke kujtuar se një ndër qëllimet e këtyre udhëzuesve është rishikimi i studimeve të zhvilluara deri më tani mbi trajtimet farmakologjike dhe jo për sindromën pre-menstruale.
"Për të bërë diagnozën është e nevojshme të tregohet se simptomat shkaktojnë një përkeqësim të ndjeshëm të humorit gjatë fazës luteale të ciklit menstrual, - thotë O'Brien, - Urojmë që këta udhëzues mund të jenë të nevojshëm për të sensibilizuar profesionistët e shëndetësisë mbi rëndësinë e sëmundjes dhe opsionet terapeutike në dispozicion".
Rcog - Green-top Guideline N. 48
https://www.rcog.org.uk/en/guidelines-research-services/guidelines/gtg48