shk82017
Farmakovigjilenca nëpërmjet mediave sociale: rezultatet e studimit irlandez
Mediat sociale që përdoren për shpërndarjen e teksteve, videove dhe fotove janë tashmë mjete komunikimi të privilegjuara të jetës së përditshme dhe profesionale. Prej këtej ideja për të thelluar rolin e tyre në aktivitete të sinjalizimit të efekteve anësore të dyshimta nga barnat (Adverse Drug Reaction - ADR). Një studim i fundit irlandez i publikuar në revistën "Journal of Pharmacovigilance" është thelluar në këto mundësi, duke hetuar mbi avantazhet dhe kufizimet. Farmakovigjilenca përfshin autoritetet rregullatore, kompanitë farmaceutike dhe profesionistët e shëndetësisë të interesuar në garantimin e sigurisë së pacientëve që marrin barna. Entet zyrtare nxjerrin legjislacionin dhe udhëzuesit mbi detyrimet e sinjalizimit të efekteve negative të barnave, që titullarët e autorizimit duhet të vëzhgojnë bashkë me profesionistët e shëndetësisë.
Monitorimi i efekteve anësore nëpërmjet mediave sociale mund të bëhet një modalitet efikas dhe i shpejtë i vëzhgimit post-marketing, ndoshta më i mirë se sistemet në dispozicion, të cilat shpesh penalizohen nga fenomeni i mossinjalizimit. Studiuesit regjistruan 17 kompani farmaceutike, 46 profesionistë të shëndetësisë dhe 100 persona të cilëve iu kërkua t'i përgjigjeshin një sërë pyetjesh për një vlerësim sasior dhe cilësor. Dhe rezultoi se 83% e konsumatorëve kanë më shumë gjasa të raportojnë efekte anësore nëpërmjet rrjeteve sociale, 63% e profesionistëve shprehen pozitivisht mbi fizibilitetin dhe dobinë e këtyre mjeteve për të rritur sigurinë e pacientëve dhe 71% e kompanive bie dakord dhe sugjeron që të implementohen aspektet rregullatorë të lidhura me mediat sociale.
Disa dyshime kanë dalë mbi etikën për të publikuar në rrjet të dhënat sensitive, çështja e privatësisë dhe nevoja për të aktivizuar një bashkëpunim me qëllim që rrjetet sociale të bëhen vërtet një mjet efikas i farmakovigjilencës.
Përse i intereson farmacistit: fuqizimi i aktivitetit të farmakovigjilencës nëpërmjet internetit mund të ketë një efekt pozitiv në entitetin e sinjalizimeve të efekteve anësore të dyshimta nga barnat.