Farmaci

pri212023

Barnat kundër obezitetit, efektet nuk janë njësoj për gratë dhe burrat. Ja, ndryshimet

Sipas një rishikimi italian, ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet gjinive në mekanizmat e veprimit, efikasitetin dhe efektet anësore të barnave kundër obezitetit. Për studiuesit, në fakt, "ka indikacione të forta se këto barna nuk kanë të njëjtin efekt si te burrat ashtu dhe te gratë".

Rishikimi fokusohet në dy barna

Në rishikimin, i cili shqyrtoi 43 studime të kryer gjatë 10 viteve të fundit, studiuesit u fokusuan veçanërisht te dy barna kundër obezitetit: liraglutide dhe një kombinimi mes bupropionit dhe një antagonisti të receptorit opioid. "Përvoja klinike me këto barna vazhdon të jetë e  kufizuar dhe ende nuk është e qartë se nëse ndikojnë në efikasitetin e tyre ndryshimet ndërmjet gjinive, por ka indikacione të forta që këto barna nuk kanë të njëjtin efekt si te burrat dhe te gratë", thotë Annamaria Colao, presidente e Shoqatës Italiane të Endokrinologjisë.
"Terapitë farmakologjike, edhe për shkak se kushtojnë, duhet t'i përshtaten gjinisë së pacientit dhe për ta bërë këtë nevojiten studime klinike më të thelluara që fokusohen edhe në dallimet gjinore", vazhdon ajo.

Gratë preferojnë karbohidratet, burrat yndyrnat

Nga disa rezultate të këtij rishikimi duket se gratë janë të prirura të konsumojnë më shumë karbohidrate, fruta dhe perime; në vend të kësaj, burrat preferojnë ushqimet e pasura me yndyrë dhe kripë. Ekspertja shpjegon se "estrogjenet veprojnë në bërthamat hipotalamike, të cilat mbikëqyrin kontrollin e urisë dhe ngopjes, duke aktivizuar sistemin që stimulon oreksin dhe nxit dëshirën për ushqime të pasura me karbohidrate te gratë. Në anën tjetër, burrat janë më të prirur të konsumojnë ushqime të pasura me yndyra sepse testosteroni aktivizon një sistem tjetër që është dopamina, një neurotransmetues i trurit që gjeneron një ndjenjë më të madhe fuqie dhe agresioni. Nëse ka dallime gjinore në atë që burrat dhe gratë preferojnë të konsumojnë, për shkak të hormoneve seksuale, të cilat ndikojnë në mënyrën e shpërndarjes së yndyrës në trup, dhe gjithashtu në përshtatjen me ritmin biologjik të momentit në të cilin merren vaktet, është logjike që priten të njëjtat dallime gjinore në mekanizmat e veprimit, efikasitetin dhe efektet anësore të barnave kundër obezitetit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC