Farmaci

qer232017

Shoqatat shkencore italiane kundër paragjykimeve dhe keqinformimit mbi vaksinën e Hpv

tags: HPV
Nëpërmjet një komunikate të përbashkët Shoqata italiane e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (Sigo), Shoqata e obstetër-gjinekologëve spitalorë italianë (Aogoi), Shoqata e gjinekologëve universitarë (Agui) në bashkëpunim me institucionet kombëtare e ndërkombëtare dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shprehen se janë angazhuar të sqarojnë dyshimet dhe informacionet false mbi vaksinimin kundër papillomavirus. Vaksina është shumë e rëndësishme në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, sëmundjeve dhe  tumoreve në zonën ano-gjenitale.
Vaksina anti-Hpv në Itali iu ofrohet falas të gjitha dymbëdhjetëvjeçareve që nga viti 2007-2008 dhe Plani Kombëtar i Parandalimit 2017-2019 e ka përfshirë vaksinimin në kalendarin vaksinor për të gjithë adoleshentët, meshkuj dhe femra. 
Efikasiteti dhe siguria e vaksinës janë konfirmuar nga autoritetet rregullatore ndërkombëtare dhe autoritetet kompetente në të gjithë botën kanë rekomanduar dhe vazhdojnë të rekomandojnë implementimin e programeve vaksinuese kundër Hpv.
AIFA ka publikuar një raport rreth efekteve të mundshme anësore pas vaksinimit, duke treguar se të dhënat janë në të njëjtën linjë me ato të të gjitha vaksinave të tjera. Vaksina ka dëshmuar një efikasitet klinik prej 100% në reduktimin e lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës (Cin3) të shkaktuara nga Hpv 16 dhe 18 që janë në bazë të thuajse 70% të rasteve të kancerit cervikal invaziv, përveç se kanë dhe një efikasitet në reduktimin e lezioneve prekanceroze në organet e tjera si vulva, anusi dhe vagina.
Në 2017-n Ministria e Shëndetësisë italiane synonte të arrinte një mbulim prej 95% të grupeve ku ofrohej vaksina. Realiteti është shumë i ndryshëm, shkalla e mbulimit, e arritur në 70% gjatë viteve të kaluara, është tani më pak se 60%. Shkaku i këtij rezultati të munguar duhet kërkuar në keqinformimin dhe në paragjykimet rreth vaksinave në përgjithësi dhe në motivet që lidhen me karakteristikat e Hpv, nga të cilat është e vështirë të kuptojmë se sa i padëmshëm është një infeksion i vetëm, shkallën e infeksionit persistent dhe të patologjive që mund të shkaktojë. Keqinformimi duhet të luftohet nëpërmjet komunikimit nga ana e figurave institucionale dhe profesionale, në mënyrë që të përmirësohet pjesëmarrja në planin vaksinor.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC