kor52017
Clobetasol: Kur mungojnë barnat, galenika vjen në ndihmë
Kohët e fundit mund ta kemi pasur të vështirë që të gjejmë kremin apo pomadën industriale me bazë clobetasol, i cili është një glukokortikoid analog i prednizolonit, me aktivitet të lartë anti-inflamator e imunosupresiv dhe me aktivitet modest mineralkotikoid.
Ky medikament përdoret në të gjitha sëmundjet e lëkurës së ndjeshme ndaj trajtimit me kortikosteroide, në veçanti në ekzema, dermatite atopike dhe psoriasis. Situata të tjera më të veçanta në të cilat clobetasol ka gjetur aplikim janë alopecia areata (edhe te fëmijët) dhe Lichen sklerotizues Vulvar.
Duhet të kujtojmë se absorbimi perkutan i barit mund të rritet ndjeshëm te sëmundjet që prishin barrierën epidermike dhe në rastin e lëkurës me inflamacion. Edhe prania e një fashimi okluziv rrit shumë absorbimin.
Një "fashim okluziv 2.0" është pikërisht ai që kanë provuar të realizojnë Nor dhe Imran për të trajtuar keloidet. Clobetasol krem propionat 0,05% u aplikua në lëkurë dhe më pas u krye një "fashim okluziv" me një ankeplast me silikon. Pas 12 javësh trajtimi, u vërejt një reduktim domethënës i keloideve me efekte të vogla anësore. Duhet marrë në konsideratë edhe përshtatshmëria e madhe e pacientit. Një alternativë terapeutike e studiuar në këtë artikull ishin injektimet javore të tramcinolone (i njëjti efikasitet, më shumë efekte anësore) nën lezion.
Nëse do të na paraqitej një kërkesë nga ana e mjekut, ja pra disa shembuj se si mund të realizohet kremi me bazë clobetasol propionate:
Clobetasol Krem
Materiale: peshore, havan, shtypës
Clobetasol propionate 0,05 g
Glikol propileni 2 g
Krem bazë aq sa duhet për 100 g
Meqenëse clobetasol propionate mund të tretet mirë në alkoole, përdorim glikol propileni si agjent tretës dhe si penetration enancher (përforcues në depërtim). Përziejmë clobetasolin me glikolin e propilenit dhe më pas shtojmë sasinë e kremit bazë të konfeksionuar më parë duke e zbutur me shtypësin në havan derisa të arrijmë një masë homogjene.
Clobetasol krem BP 2012
Materiale: peshore, banjëmari, 2 kapsula në çelik, 2 beker, shufër qelqi, spatul, termometër, pjatë nxehëse
Clobetasol propionate 0,05 g
Krem bazë aq sa duhet për 100 g
Krem bazë:
Gliceril monostearat 11g
Alkool ketostearilik 8 g
Gliceril monostearat autoemulsion 1,5 g
Parafinë e ngurtë 1,5 g
Glikol propileni 36 g
Klorokresol 0,075 g
Citrat sodiumi 0,05 g
Citrat acid 0,05 g
Ujë i distiluar 100 g
Në një kapsulë çeliku në banjëmari vendosim: gliceril monostearat, alkool ketostearilik, gliceril monostearat autoemulsionues dhe parafinë, duke e ngrohur në temperaturën 60 gradë Celcius. Komponentët shkrihen bashkë duke i përzier lehtë, pra i mbajmë në temperaturë konstante. Në beker, tresi, clobetasol propionat në 10 g glikol propileni. Në një beker të dytë ziejmë ujin dhe presim që të ftohet deri në 75 gradë Celcius; tresim acidin citrik, citratin e sodiumit dhe klorokresolin si konservues. Shtojmë në fund pjesën e mbetur të glikol propilenit. Duke kontrolluar që temperaturat të respektohen, hedhim fazën ujore në fazën vajore dhe duke e përzier në mënyrë konstante presim që kremi të arrijë në temperaturë ambienti. Inkorporojmë kështu solucionin e clobetasol propionate dhe glikol propilenit të realizuar paraprakisht. Kremi preferohet të përdoret për të trajtuar sipërfaqe kutane delikate ose të lagështa. Si alternativë është e mundur që të përdorim dhe pomadën vajore.
Clobetasol pomadë vajore (bP 2012)
Materiale: peshore, beker, shufër qelqi, spatul, kapsulë çeliku, banjëmari, termometër
Clobetasol propionate 0,05 g
Pomadë vajore bazë aq sa duhet për 100 g
Pomadë vajore bazë:
Propilen glikoli 5 g
Sorbitanmonooleat (Sapn 80) 0,5 g
Vazelinë e bardhë me fije aq sa duhet për 100 g
Në beker tresim clortasol propionate në glikol propileni. Vendosim në banjëmari Span 80, vazelinë dhe propilen glikolik dhe e ngrohim deri në 60 gradë Celcius. E mbajmë tretësirën në përzierje konstante deri në tretjen e komponentëve. Duke vazhduar përzierjen inkorporojmë solucionin e clobetasolit propionate. Pomada vajore preferohet në rastet e dermatozave të thata skuamoze me gjurmë likenoide dhe hiperkeratotike. Nënvizojmë rëndësinë e përzierjes konstante deri në ftohje për të parandaluar formimin e pjesëve më kompakte të kremit apo pomadës dhe për të garantuar një përhapje uniforme të principit aktiv.
Është me rëndësi të kujtojmë se clobetasol duhet shmangur (ashtu si të gjithë barnat kortizonike) në rastin e infeksioneve virale të ngjashme, mykotike dhe bakteriale të lëkurës, akne rosacea, akne vulgaris, dermatit perioral dhe ulcera kutane. Në rast se duhet t'a përdorim patjetër në këto situata, është e nevojshme që të krijojmë një terapi të përshtatshme antibakteriale apo antimykotike.
Më mirë të përdorim principe aktive të tjera edhe për fëmijët nën 1 vjeç.
Luca Guizzon
Farmacist ekspert i fitoterapisë
Burime:
Manuale delle preparazioni galeniche, bettiol
Medicamenta
JAMA Dermatol.2014 Jan;150(1):47-50.
Clin Drug Investig.2017 Mar;37(3):295-301