Fitoterapi

qer232020

Shpëlarës goje me klorheksidinë. Përgatitja në farmaci

Klorheksidina është një dezinfektues me aktivitet baktericid ose bakteriostatik që përdoret gjerësisht në stomatologji. Prania e saj në Farmakopinë Britanike bën të mundur që të përgatitet edhe në farmaci, duke respektuar përqendrimet e indikuara në monografi.

Dezinfektuesi me aktivitet baktericid ose bakteriostatik me spektër të gjerë, është më aktiv në pH neutral ose pak acid. Për reduktimin e akumulimit të pllakës dentare, ai formulohet si shpëlarës goje ose si pastë dhëmbësh. Për shkak të efikasitetit të saj, solucionet e glukonatit të klorheksidinës apo acetatit 0,5% në alkool 70%, përdoren për dezinfektim para operacionit të lëkurës dhe për dezinfektimin urgjent të instrumenteve kirurgjikale të pastra (dy minuta zhytje).

 

Formulim i përshtatshëm për t'u përdorur në zgavrën orale

Për formulimin e përshtatshëm për t'u përdorur në zgavrën orale, glukonati i klorheksidinës përdoret në përqendrime që variojnë nga 0.05% në 0.2%. Efekti kryesor anësor i këtyre formulimeve është ngjyrosja e dhëmbëve dhe gjuhës (e kthyeshme pas ndërprerjes së trajtimit), çrregullimet e shijes dhe ndjesia e djegies në gjuhë; gjithashtu mund të vërehet deskuamim i mukozës orale dhe ënjtje e parotidit. Për parandalimin e gingivitit mund të përdoret në kombinim me një pastë dhëmbësh të veçantë, si në studimin e Gerlach-ut. Duke bërë shpëlarje të gojës me glukonat klorheksidine 0,12% (paraprihet nga higjiena e duhur dentare me furçë dhe pastë dhëmbësh me 0.7% monofluorofosfat natriumi), ajo mund të kundërshtojë në mënyrë efektive riformimin e pllakës dhe gingivitit. Sidoqoftë, pas 4 javësh mund të ndodhë pigmentimi i dhëmbëve.

 

Shembull formulues:

 

Materialet:

Provëz, peshore,
Solucion glukonat klorheksidine 20% 0,25 g/0,5 g/1 g;
Vaj esencial menteje 0,04 g;
Polisorbat 80 0,20 g;
Etanol 96% 9,50 g;
Sakarinë natriumi 0,40 g;
Ujë thellësisht i depuruar, sa të jetë i nevojshëm në 100 g.

 

Përgatitja:

Tretni në alkool esencën e mentes. Në një enë tjetër, përzieni klorheksidinën me ujin dhe shkrini në të sakarinën e natriumit dhe polisorbatin. Duke e trazuar vazhdimisht, shtoni solucionin ujor në atë alkoolik. Mund të shmanget përdorimi i esencës së mentes (ose një aromatizuesi tjetër në formë vaji esencial) dhe të zëvendësohet me aroma të tretshme në ujë. Në këtë rast, mund të shmanget polisorbati 80. Kontrolloni pH, pasi me vlera alkaline, rritet dekompozimi i klorheksidinës në 4-kloroanilinë. Si periudhë vlefshmërie, mund të merren në konsideratë 6 muaj, duke qenë se është formulim i vetëruajtur.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi


Burimet:
Am J Dent. 2018 Jul;31(Sp Is A):18A-23A


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC