qer132019
Clobetasol në formë xheli oral, për papilat linguale
Një ekip italian i udhëhequr nga profesor Arduino, ka vlerësuar së fundmi mundësinë për të përdorur një xhel oral me clobetasol për trajtimin, në harkun e 6 muajve, të Lichen Planus-it oral. Studimi ka parashikuar një trajtim double blind dhe të randomizuar, ose me propionat clobetasol (në formë xheli, me 4% hidroksietilcelulozë), ose me një xhel placebo. Që në dy muajt e parë të trajtimit, clobetasoli ka reduktuar intensitetin e simptomave, qoftë nga pikëpamja subjektive e pacientit, qoftë nga pikëpamja klinike.
Edhe pse studimi është i vogël, mund të supozojmë një përdorim të këtij glukokortikoidi për trajtimin e kësaj patologjie, veçanërisht, në reduktimin e lezioneve atrofike-erozive tipike të sëmundjes. Clobetasoli, në fakt, është kortikosteroidi më i fortë që aplikohet në rrugë lokale për trajtimin e sëmundjeve muko-kutane të zgavrës orale.
Fuqia e tij imunosupresive dhe anti inflamatore është e tillë sa disa raporte të rasteve evidentojnë një supresion të mundshëm të funksionit të veshkave (adrenal) për shkak të absorbimit sistemik të clobetasolit pas aplikimit lokal. Ky efekt mund të manifestohet edhe për absorbimin sistemik transmukozal. Pra, është e dukshme nevoja e dhënies së recetës mjekësore për përdorimin dhe formulimin galenik të këtij principi aktiv. Për shkak të fuqisë së tij të lartë, trajtimi përgjithësisht praktikohet me mono ose bi-aplikime ditore për jo më shumë se dy javë.
Shembull formulues
Materiale: peshore, shufër qelqi, provëz, shufër ngrohëse
Clobetasol 0,05 gr
Hidroksietilcelulozë 4g
Alkool 2g
Glicerinë 2g
Sukralozë 0,1g
Aromë 1gtt
Agjent emulsues 2g
Përzierje nipagine 0,1g
Ujë i purifikuar, aq sa nevojitet 100 ml
Në një provëz, të tretet clobetasoli dhe nipagina. Të përzihet me glicerinë dhe me agjentin emulsues. Në një provëz tjetër, të shkrihet sukraloza me një pjesë ujë. Të vlohet uji dhe më pas, të shtohet me pika hidroksietilceluloza, duke e përzier vazhdimisht dhe në mënyrë konstante. Pasi të arrihet xhelifikimi dhe ftohja, të bashkohet solucioni alkoolik, më pas të shtohet me pika aroma dhe të arrihet vëllimi me ujë.
Luca Guizzon, farmacist ekspert në fitoterapi
Burime:
Oral Dis. 2018 Jul;24(5):772-777. doi: 10.1111/odi.12821. Epub 2018 Mar 13.
J Oral Pathol Med. 2012 Mar;41(3):255-60. doi: 10.1111/j.1600-0714.2011.01087.x. Epub 2011 Sep 22