shk132020
Rënia e flokëve. Hormonet femërore në formë locioni galenik
Rënia e flokëve është një problem i shpeshtë në praktikë, veçanërisht në periudha të caktuara të vitit. Por, në disa raste, ky është fillimi i rrallimit të tyre. Rrallimi ndodh ndryshe te burrat dhe ndryshe te gratë. Burrat shfaqin një regresion të vijës së flokëve dhe rënie të tyre në zonën e ballit, ndërsa te gratë flokët rrallohen sidomos në zonën e "kurorës". Nëse disa përbërës aktivë kanë treguar efikasitet në të dyja gjinitë (p.sh. Minoxidili), të tjerët janë efikasë vetëm te burrat (p.sh. Finasteride). Në këtë kontekst, hormonet, si estrogjeni dhe progesteroni, duket se mund të përdoren me sukses për të dyja gjinitë.
Estrogjeni dhe progesteroni për përdorim lokal
Përdorimi i hormoneve femërore rrjedh nga vëzhgimi i rritjes së flokëve që vërehet gjatë shtatzënisë. Në veçanti, aplikimi lokal ka për qëllim uljen e niveleve të testosteronit që lidhen me bulbin e flokut (duke shkaktuar humbjen e flokëve), duke rritur nivelet e globulinës së lidhur me hormonin. Sigurisht që efekti nuk i atribuohet një hormoni të vetëm, por përkundrazi, lidhjes së faktorëve të shumtë dhe përbërësve aktivë. Kësaj i shtohet edhe një efekt stimulues VEGF dhe një efekt proliferues në qelizat papilare: të gjitha këto efekte përmirësohen nga administrimi i njëkohshëm i agjentëve proliferues të pavarur nga androgjeni, siç është minoxidili.
Ndër agjentët më të përdorur hormonalë, 17-alfa estradioli ka treguar se rrit numrin e flokëve dhe diametrin e tyre pas 8 muajsh trajtimi. Efekti duket kryesisht në stabilizimin ose ngadalësimin e humbjes së flokëve. Progesteroni, nga ana tjetër, duket se është në gjendje të zvogëlojë aktivitetin e 5-alpha reduktazës dhe të bashkëveprojë me receptorët Gaba-ergjikë për të reduktuar simptomat e stresit. Një derivat i progesteronit u studiua përsëri në vitin 1987 për efektet e tij kundër alopecisë androgjenetike. Një zgjidhje prej 1% e 11-OH-progesteronit rriti numrin e qimeve e diametrin e tyre në fazën e anagjenit dhe në të njëjtën kohë, u reduktuan flokët në fazën e katagjen/telogjenit. Shumë i tretshëm në alkool (1: 8), progesteroni dhe hormonet e tjera paraqesin fraza të rrezikut si: H 351, H 360, prandaj duhen përdorur pajisje të posaçme për agjentët kimikë-citotoksikë, me instrumente të dedikuara, sipas legjislacionit aktual.
Shembull formulues
Materialet: veshje për agjentë citotoksikë, provëz, shufër qelqi, cilindër i shkallëzuar, peshore
Progesteron 1%
Minoxidil 5%
17-alphaestradiol 0.025%
Glikol propilenik apo bashkë-tretës tjetër 10g
Alkool 70%, sa të jetë i nevojshëm në 100ml
Pasi të jenë veshur pajisjet individuale mbrojtëse që janë të nevojshme dhe duke punuar nën pajisjen citotoksike, peshoni principet aktive. Kështu, në një provëz, tretni me kujdes aktivët, duke i përzier vazhdimisht. Mund të jetë e nevojshme një vakje e produktit për të tretur plotësisht aktivët. Përdorimi i një locioni të tillë mund të provokojë kryesisht fenomene të ndjeshmërisë kutane.
Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi
Maturitas. 2013 Feb;74(2):119-22. doi: 10.1016/j.maturitas.2012.10.020. Epub 2012 Nov 24.
Managing hair loss in midlife women. Mirmirani P1. Acta Derm Venereol. 1987;67(1):82-5.
Ann Dermatol Venereol. 2002 May;129(5 Pt 2):801-3.
Int J Womens Health. 2013; 5: 541-556.