Fitoterapi

nën292018

Cyproterone: antiandrogjeni kundër akneve dhe alopecisë

Cyproterone acetat-i është një derivat progestinik që ka veprim antiandrogjen. Nëse administrohet në rrugë orale, bari është në gjendje të supresojë sekrecionet e gonadotropinës. Në rrugë orale, përdoret në trajtimin e karcinomës së prostatës ose si kontraceptiv.

Por, vetitë e tij antiandrogjene, e bëjnë një kandidat të mirë edhe për trajtimin e çrregullimeve dermatologjike, siç janë aknet apo alopecia.

Në rastin e akneve, Gruberi dhe Huberi kanë vlerësuar se cila rrugë administrimi është më efikase, ajo lokale apo orale. Në fakt, trajtimi konsistonte ose në 20 mg cyproterone të aplikuar si locion, ose në kapsula që përmbanin 0,035 mg etinil estradiol dhe 2 mg cyproterone. Aplikimi lokal dhe trajtimi oral kanë bërë të njëjtin reduktim të shkallës së akneve. Megjithatë, locioni ka qenë më i mirë në reduktimin e numrit të lezioneve. Këtu mund të shtojmë se përqendrimet e cyproterones në serum pas aplikimit lokal ishin 10 herë më të vogla në krahasim me ato që rezultonin nga administrimi oral.

Kjo përkthehet në efekte sistemike anësore më të vogla, që në të kundërt mund të variojnë nga gjinekomastia, deri në frenimin e spermatogjenezës, nga sedacioni te cefalea dhe deri në variacione të papritura të presionit arterial. Në rrugë orale, cyproterone është studiuar në trajtimin e alopecisë androgjenetike femërore. Në këtë rast, është krahasuar me një trajtim standard me bazë minoxidili 2%.

Në grupin e trajtuar me cyproterone është vëzhguar një reduktim me rreth 2,4 fije floku për 0.36 cm2, ndërsa në rastin e minoxidilit ka pasur një rritje me 6,5 fije floku. Krahasimi ndërmjet numrit të flokëve dhe IMT-së ka treguar një lidhje pozitive në rastin e cyproterones (dhe negative për minoxidilin). Një aspekt tjetër ku cyproterone ka rezultuar superior ka qenë reduktimi i seborrhesë së lëkurës së kokës.

Rezultate të tilla u japin mundësi autorëve që të nënvizojnë superioritetin e minoxidilit, përveç rasteve kur ka shenja të hiperandrogjenizmit ose hiperseborrhesë dhe IMT-së së lartë, ku cyproterone duket se është më efikas. Cyproterone paraqitet si pluhur kristalor i bardhë, praktikisht i patretshëm në ujë dhe pak i tretshëm në alkool. Është mirë që cyproterone të ruhet dhe të punohet larg nga drita, sepse molekula është fotosensitive.

Shembull formulues:
Materiale: peshore, pllakë qelqi, epruvetë, cilindër i graduar
Cyproterone 1-2 g
Alkool 70%, aq sa mjafton për 100ml
Pasi është peshuar cyproterone, shpërndahet në 70 ml alkool, pastaj shtohet vëllimi me ujë.

 

Luca Guizzon, farmacist ekspert në fitoterapi

Burimet
Arch Dermatol.1998 Apr;134(4):459-63.
Br J Dermatol.2002 Jun;146(6):992-9.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC