Farmaci

kor132017

Benzodiazepinat dhe vdekshmëria, një studim ridimensionon lidhjen

Lidhja mes përdorimit të benzodiazepinave dhe vdekshmërisë mund të jetë mbivlerësuar, sipas një studimi retrospektivë të publikuar në British Medical Journal.
Benzodiazepinat janë një nga klasat e barnave psikotrope të përshkruara më shpesh në vendet e zhvilluara, të njohura tashmë për efikasitetin e tyre në trajtimin e ankthit dhe pagjumësisë. Por ka pasur prova për një rritje trefish ose më të lartë të riskut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet te të rriturit që i përdorin ato edhe për periudha të shkurtra. Këto rezultate janë mbështetur herë pas here nga studime të mëdha që ofrojnë vlerësime precize, por mbeten dyshime të ndryshme mbi specifikën e efektit anësor, mbi mekanizmin biologjik pak të qartë dhe kufizimet e ndryshme të kërkimeve.

"Për shkak të numrit të madh të personave që përdorin benzodiazepina, lidhjet e forta midis këtyre barnave dhe vdekshmërisë kanë implikime të rëndësishme për shëndetin publik", pohon autorja e parë e studimit Elisabetta Patrono nga Birgham and Women's Hospital dhe Harvard Medical School, Boston. "Ndërkohë kemi vlerësuar riskun e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet që lidhen me përdorimin e benzodiazepinave nga një bazë të dhënash amerikane të sigurimeve shëndetësore, duke zbutur impaktin e faktorëve ngatërrues nëpërmjet një qasjeje specifike të studimit dhe strategjive analitike", shton autorja. Kërkuesit kanë krahasuar 1.7 milionë të rritur që kanë filluar një trajtim me benzodiazepina mes viteve 2004 dhe 2013 me 1.9 milionë të tjerë që nuk i kanë përdorur ato. Gjatë 6 muajve të parë follow up, vdekshmëria për të gjithë rastet nuk tregoi ndryshime domethënëse midis personave që i kishin filluar benzodiazepinat dhe atyre që nuk i kishin filluar. Përdorimi i benzodiazepinave është asociuar me një rritje të vogël por domethënëse të vdekshmërisë në rastin e pacientëve me moshë nën 65 vjeç, ose kur përdoreshin benzodiazepina për periudha të shkurtra, apo në rastin kur follow up-i u shtri në 12 muaj dhe 24 muaj. "Nëse ekziston një efekt i dëmshëm ka mundësi që të jetë shumë më i vogël nga sa është raportuar në të kaluarën dhe ka një rëndësi klinike të paqartë", përfundojnë autorët.

 

Bmj. 2017. doi: 10.1136/bmj.j2941
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28684397


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC