Farmaci

kor282017

BPKO, aprovim europian për kombinimin e trefishtë në një inhalator të vetëm

tags: BPKO
Komisioni Europian ka dhënë autorizimin për futjen në treg të kombinimit të trefishtë fiks në një inhalator të vetëm, për trajtimin e bronkopneumopatisë kronike obstruktive (BPKO) te pacientët e rritur. Njoftimin e ka dhënë kompania prodhuese, Chiesi, e cila nënvizon se Trimbow (emri tregtar i barit) duhet të aprovohet në 31 vendet europiane sipas rregullores së Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA). Bari është një kombinim fiks i një kortikosteroidi për inhalim (Ihaled corticosteroids: Ics), me një beta-2 agonist me kohë të gjatë veprimi (Long-acting beta2-agonist: Laba) dhe një antimuskarinik me kohë të gjatë veprimi (long-acting muscarinic antagonist: Lama), të cilat përmbajnë beclometasone dipropionat (BDP), Formoterol fumarat (Ff) dhe Glycopyrronium bromur (Gb).
"Trimbow, - komenton Alessandro Chiesi, drejtues i Grupit Chiesi për Europën, - është i pari kombinim i trefishtë fiks, i aprovuar në një inhalator të vetëm për trajtimin e BPKO, një patologji që përfshin edhe rrugët e vogla të frymëmarrjes. Përdorimi i një inhalatori të vetëm duhet të thjeshtojë marrjen e barit dhe kështu të shtojë pjesëmarrjen në terapi. Objektivi ynë tani është që të bëjmë të disponueshëm produktin për pacientët në një kohë sa më të shkurtër të mundshme". Mendimi pozitiv i Chmp bazohet në të dhënat e 12 studimeve mbi efikasitetin dhe sigurinë që kanë përfshirë më shumë se 7.000 pacientë. Dy nga këto studime, Trilogy dhe Trinity janë publikuar kohët e fundit në "The Lancet".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC