Farmaci

sht152017

Salbutamol redukton riskun e Sëmundjes të Parkinsonit dhe i hap rrugën terapive të reja

tags: Parkinson

Agonisti i receptorit beta2-adrenegjrik (beta2AR salbutamol, i përdorur shpesh në trajtimin e astmës është në gjendje të reduktojë me rreth 1/3 riskun për Sëmundjen e Parkinsonit, ndërsa propranololi, një beta-bllokues është i lidhur me një dyfishim të riskut për të njëjtën patologji, sipas një studimi të ri të publikuar në Science.
"Këto rezultate mund të shënojnë një qasje plotësisht të re për sëmundjen e Parkinsonit", shpjegon Clemens Scherzer, nga Harvard Medical School në Boston, i cili ka drejtuar grupin e kërkimit. "Megjithatë duhet të bëhet akoma shumë punë për të replikuar rezultatet, për të optimizuar efektin e barit në tru dhe për të plotësuar studimet klinike", vijon ai.
Kërkuesit janë nisur nga konstatimi se truri i pjesës më të madhe të pacientëve me sëmundjen e Parkinsonit është i pasur me akumulime brenda-qelizore të proteinës alfa-sinukleine, trupat e Leëy dhe kanë hamendësuar se barnat e menduara për të reduktuar transkriptimin e gjenit të alfa-sinukleinës (SNCA) mund të parandalojnë ose ngadalësojnë procesin e sëmundjes në pacientë të përzgjedhur. Në vijim kanë zbuluar se beta2AR është një rregullator i SNCA dhe kanë vlerësuar nëse përdorimi i ligandeve për beta2AR mund të ndikojë në riskun për sëmundje.
Kërkimi është kryer duke u bazuar në popullsinë norvegjeze dhe barnat e vlerësuara kanë qenë salbutamoli dhe propranololi, antagonisti beta2AR i përdorur më tepër në popullsi. Analiza e qelizave nervore dhe e neuroneve primare ka dëshmuar se po të eliminohej beta2AR ose të bllokohej në mënyrë kimike do të kishte një rritje prej më shumë se 100% të niveleve të shprehisë së alfa-sinukleinës. Në 11 vjet folloë-up, salbutamoli është lidhur me një risk të reduktuar prej 34% të Sëmundjes së Parkinsonit, ndërsa propranololi është lidhur me një risk të shtuar të sëmundjes. "Një nga pasazhet vijuese është ai i përcaktimit nëse lidhja midis salbutamolit dhe riskut të sëmundjes shtrihet përtej kufijve të Norvegjisë", shprehen autorët. Më pas përfundojnë: "Kujtojmë se kjo lidhje nuk përfshin shkakësinë dhe që agonistët beta2AR nuk janë aktualisht të aprovuar nga FDA për trajtimin e Sëmundjes së Parkinsonit; megjithatë këto barna mund të përkeqësojnë sëmundjen kardiovaskulare".

 

Science. 2017. doi: 10.1126/science.aaf3934
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28860381


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC