sht202017
Kongresi Easd: Sotagliflozin përmirëson cilësinë e jetës në diabetin tip 1
Sipas një studimi të publikuar në New England Journal of Medicine, sotagliflozin është në gjendje që të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve me diabet tip 1 duke eliminuar luhatjet e vlerave glicemike, duke shmangur hipogliceminë, stabilizuar presionin dhe duke favorizuar humbjen e peshës. "Eksperimentimi ka qartësuar se bari, i cili bën pjesë në klasën e inhibitorëve të përthithjes së glukozës në nivel renal, duke lejuar eliminimin nëpërmjet urinës, është në gjendje që të reduktojë përthithjen e tij edhe në nivel intestinal. Pacientët kanë regjistruar një reduktim domethënës të nevojave për insulinë dhe një përmirësim në nivelet e hemoglobinës, tregues i një kontrolli të mirë të metabolizmit: bari ka arritur të ulë gliceminë e tyre dhe që ta mbajë atë stabël, pavarësisht se ndërkohë ishte reduktuar niveli i insulinës. Kjo mund të nënkuptojë një risk më të ulët për komplikime afatshkurtra", shpjegon për shtypin Paolo Pozzilli nga Unviersiteti Campus Bio-Medico në Romë dhe bashkautor i studimit.
Eksperimentimi i fazës III në 1.402 individë me diabet tip 1 ka zgjatur 24 javë; gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit kanë marrë çdo mëngjes një tabletë që i është shtuar terapisë së tyre të përditshme me insulinë. Rezultatet kanë dëshmuar se bari është në gjendje të kontrollojë glukozën në gjak dhe të ruajë efikasitetin e tij dhe me një nivel më të ulët të insulinës. Megjithatë është shfaqur efikas në reduktimin e hipoglicemisë në favorizimin e humbjes në peshë dhe në kontrollin e presionit arterial në individë në të cilët ishte i lartë. Mekanizmi i veprimit shpjegojnë autorët bazohet në përthithjen e glukozës. Pas filtrimit nga veshka, glukoza përthithet në mënyrë fiziologjike në gjak dhe kështu kthehet cikli, deri në momentin që niveli i glicemisë nuk është më i lartë se 180, në atë rast eliminohet me urinën dhe feçet. Sotagliflozin ul në 130 këtë prag të përthithjes së sheqerit në gjak, që kur glicemia arrin në këtë nivel aktivizohet inhibimi i dy proteinave transportuese të glukozës, Sglt1 dhe Sglt2, duke lejuar eliminimin përfundimtar të vetë glukozës. Molekula e re i përket një familjeje barnash të testuara deri më tani për kurimin e diabetit tip 2, në të cilin kishin treguar kapacitetin për të reduktuar me një të tretën vdekshmërinë për të gjitha shkaqet.
N Engl J Med. 2017. doi: 10.1056/NEJMoa1708337
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28899222