Farmaci

tet262017

Vitaminat gjatë shtatzënisë reduktojnë riskun për autizëm te fëmija

Administrimi i preparateve multivitaminike në fazat e para të shtatzënisë lidhet me një risk të reduktuar për çrregullime të spektrit autik (Asd) te pasardhësi, sipas një studimi vëzhgues të sapopublikuar në British Medical Journal. "Çrregullimet e spektrit autik përfshijnë një seri kushtesh, mes të cilave sindroma Asperger, që influencojnë në ndërveprimin social, komunikimin, interesat dhe sjelljen e një personi", shprehet autorja kryesore e studimit, Elizabeth DeVilbiss nga Departamenti i epidemiologjisë dhe biostatistikës në Drexel University, Philadelphia. Ajo kujton se vlerësimet më të fundit flasin për një prevalencë të çrregullimeve të spektrit autik 1 në 100 persona në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke përdorur regjistrat shëndetësorë suedezë, kërkuesit kanë studiuar 273.000 çifte nënë-fëmijë, ku fëmijët ishin me moshë mes 4 dhe 15 vjeç në fund të follow-up-it. Një autizëm me aftësi të kufizuara intelektuale u diagnostikua në 0.3% të fëmijëve, nënat e të cilëve kishin marrë përzierje multivitaminash gjatë shtatzënisë, në krahasim me 0.5% të atyre, nënat e të cilëve nuk kishin marrë vitamina në periudhën prenatale. "Pas përllogaritjeve statistikore që përfshinin kushtet neuropsikiatrike materne, është zbuluar se përdorimi i preparateve multivitaminike ishte i lidhur me një risk 30% më të ulët për autizëm me aftësi të kufizuara intelektuale në krahasim me grupin e kontrollit", shkruajnë kërkuesit, duke shtuar se përdorimi vetëm i acidit folik apo hekurit nuk lidhej me riskun për autizëm.

Edhe pse rezultatet e vlerësimeve të ndryshme në një grup studimi duket se janë koherente midis tyre, autorët dëshmojnë disa limite të studimit, ndërmjet të cilave roli i faktorëve potencialë ngatërrues dhe dozimi i integratorëve. "Megjithatë dimensionet relativisht të mëdha të kampionit dhe metodat analitike të avancuara garantojnë një besueshmëri të mirë të rezultateve", nënvizon De Vilbiss. Dhe përfundon: "Por, para se të rekomandojmë ndryshime të mundshme në praktikën klinike aktuale, nevojiten konfirmime të mëtejshme".


 

BMJ 2017. doi: 10.1136/bmj.j4273


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC