Farmaci

pri202023

Endometrioza. Efektet e suplementeve për simptomat dhe parandalimin

Endometrioza është një sëmundje kronike, e karakterizuar nga rritja e qelizave endometriale jashtë kavitetit uterin dhe më shpesh në sipërfaqet viscerale e peritoneale të zonës pelvike. Në këtë patologji përfshihen procese endokrine, imunologjike, proinflamatore dhe proangiogjene, të cilat ndërveprojnë. Opsionet kryesore të trajtimit bazohen te barnat antiinflamatore jo steroide, terapia e kombinuar estrogjen-progestogjen, frenuesit e aromatazës, progestogjenët dhe modulatorët selektivë të receptorit të progesteronit.

Një përmbledhje e publikuar nga Acta Biomedica ka përmbledhur informacionin kryesor në bazë të rezultateve të studimeve in vitro të kryer te njerëzit dhe kafshët për disa suplemente të njohura në të cilin janë theksuar efektet pozitive për simptomat dhe parandalimin, megjithëse rezultatet kanë nevojë për hetime të mëtejshme. Rezultatet më inkurajuese vijnë nga vitamina D, kurkumina dhe vitamina E, të cilat mund të kenë një rol parandalues, ndërsa omega 3 dhe acidi alfa-lipoik për menaxhimin e dhimbjeve.

Vitamina D dhe Vitamina E

Vitamina D ka një efekt imunomodulues në diferencimin dhe përhapjen e të gjitha llojeve të qelizave. Ajo rrit citokinat antiinflamatore dhe redukton citokinat pro-inflamatore, duke sugjeruar se mund të ndihmojë në përmirësimin e sëmundjeve kronike inflamatore dhe autoimune. Vitamina E (tokoferolet dhe tokotrienolet) ka një efekt antioksidant, veçanërisht në peroksidimin e lipideve. Studimet in vivo kanë regjistruar nivele më të ulëta të vitaminës E te pacientet me endometriozë. Në kombinim me vitaminën C, ajo mund të indikohet veçanërisht për menaxhimin e dhimbjeve.

Kurkumina dhe kuercetina

Kurkumina, polifenoli kryesor i izoluar nga shafrani i Indisë, ka efekte antiinflamatore, anti-metastatike dhe antioksidante. Vetitë e tsaj rregullatore në nivelet e hormoneve janë përshkruar nga studime të shumta in vitro dhe vivo. Studimet e kryer te njerëzit mbi efektet e suplementeve kanë raportuar reduktim në rregullimin e rrugës sinjalizuese të faktorit të rritjes endoteliale vaskulare (VEGF) dhe ulje të niveleve të serumit CA 125 dhe prostaglandinës E2 (PGE2), duke sugjeruar se mund të luajë një rol të dobishëm si pjesë e trajtimit të endometriozës. Kuercetina është një flavonol që pengon proliferimin dhe nxit ndalimin e ciklit qelizor në qelizat endometriotike. Studimet te kafshët kanë treguar efekte anti-estrogjenike dhe progestinike, kjo është arsyeja pse hipotezohet një rol në terapi për të përmirësuar dhe trajtuar sëmundjen.

N-acetilcisteina

N-acetilcisteina (NAC), forma e acetiluar e aminoacidit cisteinë tregon një veprim të theksuar antiproliferativ in vitro në qelizat tumorale me origjinë epiteliale, që është edhe origjina e qelizave endometriale. Studimet in vivo kanë treguar një reduktim të madhësisë së endometriomës pas integrimit me NAC, për këtë arsye mund të ndihmojë në mënyrë efektive trajtimin mjekësor të endometriozës ovariane dhe të parandalojë ricedivat.

Acidi lipoik dhe omega 3

Acidi lipoik, i cili gjendet natyrshëm në spinaq, brokoli dhe domate ka një veprim të fortë reduktues dhe antioksidant. Studimet in vivo kanë treguar se përdorimi i rregullt i á-LA shkakton një përmirësim të ndjeshëm të simptomave të dhimbjes që lidhen me sëmundjen. Acidet yndyrore të pangopura omega 3 (PUFA) janë ndoshta suplementi më i studiuar gjerësisht në patogjenezën, simptomat dhe rezultatet e endometriozës. Studimet te kafshët kanë raportuar një reduktim të dhimbjes së lidhur me endometriozën pas marrjes së omega 3. Ata duket se luajnë një rol në parandalimin e patogjenezës së sëmundjes, ndërsa shtimi i vajrave të peshkut në dietë në modelet e endometriozës uli madhësinë e lezioneve tipike të sëmundjes.

 

Francesca DeVecchi
Teknologe ushqimore

Burimi
Acta Biomed. 2022 Mar 14;93(1):e2022159. doi: 10.23750/abm.v93i1.11237.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC