Farmaci

nën142017

Në pacientët me fibrilacion atrial antikoagulantët mund të parandalojnë dhe demencën

Barnat antikoagulante, të gjeneratës së vjetër apo të re, te pacientët me fibrilacion atrial nuk reduktojnë vetëm riskun për iktus por janë të lidhura dhe me një reduktim domethënës të riskut të demencës, sipas një kërkimi të ri të publikuar në "European Heart Journal". Deri më sot nuk ishte e qartë nëse kjo klasë barnash ishte në gjendje që të reagonte kundër demencës; megjithatë mendohej si e mundur, pasi, duke qenë në gjendje që të parandalojë koaguluat e gjakut që shkaktojnë iktus, mund edhe të mbrojë kundër koagulove të vogla të gjakut që mund të shkaktojnë ikutse mikroskopike të cilat në fund çojnë drejt një përkeqësimi konjitiv. Ndër 444.106 pacientëve me diagnozë të fibrilacionit atrial midis 2006-ës dhe 2014, ata që merrnin barna antikoagulante në fillim të studimit kishin një risk më të ulët, prej 29% për të zhvilluar demencë në krahasim me pacientët që nuk ishin në trajtim me antikoagulantë. Gjatë periudhës së konsideruar nga studimi është hasur një reduktim akoma më i madh i riskut të demencës, i barabartë me 48%.
Pavarësisht natyrës së tij retrospektive, ky studim, më i madhi që ka ekzaminuar lidhjen midis trajtimit me antikoagulantë dhe demencës në pacientë me fibrilacion atrial sugjeron me forcë se antikoagulantët oralë mbrojnë kundër demencës në këtë popullsi pacientësh. "Për të vërtetuar këtë hipotezë do të ishin të nevojshme studime të randomizuara të kontrolluara me placebo, por studime të tilla nuk mund të kryhen për shkak të arsyeve etike. Nuk është e mundur në fakt që t'i japim placebo pacientëve të prekur nga fibrilacioni atrial dhe të presim që të verifikohet një demencë apo iktus" shkruajnë në punim Leif Friberg dhe Marten Rosenqvist nga Karolinska Institutet në Stokholm, Suedi. Kërkuesit kanë zbuluar se parashikuesit më të fortë të demencës ishin mungesa e trajtimit me antikoagulantë oralë, mosha e avancuar, sëmundja e Parkinsonit dhe abuzimi me alkoolin. Ata kanë zbuluar gjithashtu se sa më herët që është filluar trajtimi oral me antikoagulantë pas një diagnoze të fibrilacionit atrial, aq më e madhe ka qenë mbrojtja kundër demencës. "Si mjek di që ka pacientë të prekur nga fibrilacioni atrial të cilët kanë një pikëpamje fataliste për iktusin, por pak pacientë janë fatalistë për sa i përket demencës që shkakton një përkeqësim të lehtë dhe të pashmangshëm të konjiktivitetit, prandaj mund të jenë më konstantë në marrjen e barit duke e ditur për këtë efekt", përfundon Friberg.


 

European Heart Journal 2017. doi:10.1093/eurheartj/ehx579 https://academic.oup.com/eurheartj/article/doi/10.1093/eurheartj/ehx579/4560111/Less-dementia-with-oral-anticoagulation-in-atrial


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC