Farmaci

dhj132017

Kombinimi rivaroxaban-aspirinë, efikas në terapinë antitrombotike të arteriopatisë periferike

Te pacientët me arteriopati periferike ose me stenozë karotide, kombinimi i barnave: rivaroxaban 2,5 mg dy herë në ditë dhe aspirinë 100 mg, redukton dukshëm si rrezikun për probleme të mëdha, ashtu edhe mundësinë për evente serioze kardiovaskulare, me të cilat mund të përballemi nëse merret vetëm aspirina.
Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar në "The Lancet", financuar nga Bayer A.G. dhe koordinuar nga Sonia Anand (Instituti i Kërkimeve për Shëndetin Popullor, Kanada). Në veçanti, te pacientët me arteriopati periferike, kombinimi i rivaroxaban 2,5 mg dy herë në ditë, me aspirinën 100 mg, ka treguar një reduktim 28% të rrezikut (nëse marrim për bazë treguesin primar të efikasitetit) ose një tërësi eventesh të rënda kardiovaskulare (MACE), si dhe një reduktim prej 46% për eventet e mëdha negative në gjymtyrë (MALE), në krahasim me aspirinën e marrë më vete.
«Brenda kufijve të sigurisë ka rezultuar edhe shpeshtësia e eventeve hemorragjike: Ndonëse është vënë re një shtim i hemorragjive të rënda kur trajtimi bëhet me kombinimin e rivaroxaban-it me aspirinën, në krahasim me terapinë vetëm me këtë të fundit, nuk është vënë re ndonjë rritje domethënëse e hemorragjive vdekjeprurëse ose të lokalizuara në organe kritike, siç është parenkima cerebrale», shkruajnë autorët, duke shtuar se është marrë në konsideratë në të dyja grupet e pacientëve vdekshmëria për të gjitha shkaqet.
Edhe në këtë rast, të dhënat flasin qartë: te pacientët me sëmundje koronare në terapi me rivaroxaban 2,5 mg dhe aspirinë një herë në ditë, vdekshmëria për çfarëdolloj shkaku bie në mënyrë të dukshme, në krahasim me trajtimin vetëm me acid acetilsalicilic. Anasjelltas, te pacientët me sëmundje arterioze periferike, rivaroxaban-i dhe aspirina tregojnë një reduktim të rrezikut, por pa arritur në statistika domethënëse.
Në editorialin e tij, Jeffrey Berger, Departamenti i Mjekësisë dhe i Operacioneve Vaskulare në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Nju Jorkut, shkruan: «Në krahasim me trajtimin vetëm me aspirinë, trajtimi me rivaroxaban 2,5 mg dy herë në ditë, plus aspirinë 100 mg, tregon një përmirësim të dobisë klinike që përkufizohet si reduktim i MACE, MALE dhe amputacioneve të rënda, në krahasim me rrezikun e hemorragjisë së rëndë, në normat 28% te pacientët me sëmundje arteriale periferike dhe në 22%, tek ata me sëmundje koronare".

The Lancet 2017. Doi: 10.1016/S0140-6736(17)32409-1 http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)32409-1/fulltext

The Lancet 2017. Doi: 10.1016/S0140-6736(17)32847-7 http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)32847-7/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC