Farmaci

dhj152017

Gripi, vaksina intranazale për fëmijët në moshë parashkollore

Vaksinimi i fëmijëve, të cilët konsiderohen një ndër vektorët kryesorë të përhapjes së virusit të gripit, veçanërisht kundrejt familjarëve, gjyshërve dhe të afërmve të moshuar, shikohet me prioritet nga shërbimi shëndetësor britanik.
Për këtë arsye, ai ka vendosur që, në sezonin e afërt të festave dimërore, t'i shtrijë vaksinimet edhe te fëmijët shumë të vegjël, që frekuentojnë kopshtet ose çerdhet. Kjo do të bëhet në një mënyrë më pak invazive, nëpërmjet spray-t nazal. Sipas Alberto Villani-t, president i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP), kjo është një zgjidhje e shkëlqyer: "Mënyra e administrimit të vaksinës nuk është traumatike dhe duke qenë se bëhet fjalë për fëmijët, shmangia e injektimit ka një vlerë të madhe". Por, a është efikas ky lloj vaksinimi? Autoritetet shëndetësore angleze pohojnë se eksperimentet e bëra gjatë viteve të kaluara, kanë reduktuar me 65% riskun e fëmijëve për t'u infektuar me virusin e gripit. Villani shprehet se ndonëse nuk ka literaturë të mjaftueshme në këtë drejtim, disa të dhëna paraprake vënë në dukje efikasitetin e vaksinimit intranazal.
"Në fund të fundit, anglezët nuk ndërmarrin masa në qoftë se nuk janë të peshuara mirë dhe ne, do të përfitojmë nga eksperienca e tyre. Nëse do të evidentohet në mënyrë shkencërisht të sigurt që kjo mënyrë vaksinimi ofron garanci, do të jetë një lajm i mirë për të gjithë, sepse vaksinimi i një fëmije pa injeksion, thjeshton dhe e bën më të realizueshëm çdo lloj programi vaksinues".

Villani nënvizon se parandalimi po konfirmohet gjithnjë e më fort si koncepti kyç në pediatrinë moderne dhe tani do të ketë mundësi për ta përkthyer me efikasitet edhe përtej aktivitetit klinik: Së fundi, ai është emëruar anëtar i Komitetit të Përhershëm Rajonal (SCRC) për Europën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). "Është sigurisht një aprovim i rëndësishëm për pediatrinë, thotë presidenti i SIP, prej rreth një viti po konfirmojmë konceptin se disiplina jonë nuk është më vetëm mjekësia e një grupmoshe, por edhe falë nocioneve të reja mbi epigjenetikën dhe rëndësinë e parandalimit, po konsiderohet si mjekësia e jetës".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC