kor252018
Pediatrët përcaktojnë vaksinën më të mirë antigrip për sezonin e ardhshëm
Pasi kanë shqyrtuar të dhënat e efikasitetit të vaksinës antigrip në formulimin si spraj nazal krahasuar me vaksinën injektuese të paaktivizuar, ekspertët e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) i këshillojnë familjet të zgjedhin këtë të fundit kur të imunizojnë fëmijët e tyre në vjeshtën e ardhshme.
"Duam të imunizojmë sa më shumë fëmijë të mundemi kundër gripit dhe eksperiencat më të fundit na kanë treguar se forma injektuese, ndryshe nga spraji nazal, është efikase kundër pjesës më të madhe të çepeve virale", deklaron Henry Bernstein (AAP), duke shpjeguar se vaksina e gjallë, kuadrivalente (LAIV4), që merret në formën e sprajit intranazal te pacientët e shëndetshëm 2-49 vjeç, është konceptuar si një opsion i pranueshëm për këdo që ka refuzuar të bëjë injeksionin.
Megjithatë, në vitin 2016, komiteti konsultues mbi praktikat e imunizimit (ACIP) i qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) dhe AAP-ja, kanë rishikuar të dhënat e disponueshme, duke treguar se LAIV4 ishte inefikas kundër çepeve H1N1 dhe më pak efikas nga ç'parashikohej, kundër virusit H3N2.
"Në shkurt 2018, ACIP-i gjithsesi ka vendosur ta bëjë LAIV4 të disponueshëm për sezonin 2018-2019 në bazë të të dhënave të prodhuesit mbi efikasitetin e formulimit të ri", thotë Bernsteini, duke saktësuar se, pasi ka shqyrtuar të njëjtat të dhëna, AAP-ja ka vendosur të rekomandojë për fëmijët formën e injektueshme, që në sezonet e fundit të gripit është shfaqur efikase kundër pjesës më të madhe të çepeve virale.
"Duhet thënë, gjithsesi, se vaksina spraj nazale është më mirë sesa fare pa vaksinë, megjithëse LAIV4 nuk është rekomanduar nën 2 vjeç ose në prani të sëmundjeve kronike, siç është astma", shpjegon Flor Munoz, anëtar i Komitetit AAP mbi sëmundjet infektive.
"Virusi i gripit mund të shkaktojë komplikacione të rënda edhe për fëmijët e shëndetshëm, arsye për të cilën rekomandohet gjallërisht vaksina antigrip vjetore për të gjithë individët mbi gjashtë muajsh", thotë Bernsteini. "Imunizimi është mënyra më e mirë për t'i mbrojtur fëmijët nga gripi", përfundon ai.
AAP NewsRoom
https://www.aap.org/en-us/about-the-aap/aap-press-room/Pages/AAP-Advises-Parents-to-Choose-the-Flu-Shot-For-2018-2019-Flu-Season.aspx