Farmaci

gus172018

I rrezikojnë apo i mbrojnë bebet, vaksinat e bëra nga nëna gjatë shtatzënisë?

A ekziston një lidhje mes vaksinimit në shtatzëni dhe rrezikut për sëmundje apo vdekje të fëmijës në gjashtë muajt e parë të jetës? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Lakshmi Sukumarani, nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, e cila është autore kryesore e një studimi të publikuar në "Pediatrics".

"Komiteti Këshillimor mbi Praktikat e Imunizimit rekomandon aktualisht dy vaksina në shtatzëni: e para është vaksina antigrip, marrja e së cilës është e rekomanduar (që nga viti 2004) të bëhet në çfarëdolloj momenti të shtatzënisë, për të parandaluar sëmundjen dhe komplikacionet e saj. E dyta është TDAP, këshilluar në shtatzëni nga viti 2012 dhe që është mirë të merret nga java e 27-të, në javën e 36-të të shtatzënisë", shkruajnë autorët, duke saktësuar gjithsesi se aktualisht, ekzistojnë pak studime në lidhje me sigurinë afatgjatë te fëmijët, të vaksinave të marra gjatë shtatzënisë. Duke u nisur nga këto supozime, kërkuesit janë përpjekur të verifikojnë nëse imunizimi i nënës me vaksinën antigrip dhe TDAP, është në gjendje të shtojë rrezikun për hospitalizim apo vdekje të fëmijës në gjashtë muajt e parë të jetës.

"Në periudhën 2004-2014 kemi analizuar shtatzënitë me lindje të fëmijëve të veçantë të gjallë, të regjistruar në arkivin Vaccine Safety Datalink, duke kërkuar si tregues kryesorë hospitalizimet dhe vdekjet e ndodhura në 6 muajt e parë të jetës", thotë kërkuesit, që kanë zhvilluar një studim rast-kontroll, duke përllogaritur regresionin logjistik të kushtëzuar për të vlerësuar raportet mes komplikacioneve dhe ekspozimit të nënës ndaj vaksinës antigrip apo TDAP në shtatzëni.

Kështu, autorët kanë vëzhguar 413.034 të lindur të gjallë në popullsinë e studiuar. Nga këta, 25.222 fëmijë janë shtruar të paktën një herë në spital dhe 157 vdiqën në gjysmën e parë të jetës.

"Nga të dhënat tona, gjithsesi, nuk rezulton asnjë lidhje mes vaksinimit në shtatzëni dhe sëmundjes ose vdekjes te të lindurit", konfirmon Sukumarani. "Këto rezultate mbështesin sigurinë e rekomandimeve aktuale për imunizimin e shtatzënave si kundër gripit, ashtu edhe kundër tetanozit, difteritit dhe kollës së mirë (TDAP)".

 

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2017-3310
http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2018/02/16/peds.2017-3310


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC