Farmaci

dhj222017

Antitrupi monoklonal efikas dhe i sigurt, që parandalon migrenën episodike

Rezulatet e studimit Strive, publikuar së fundi në "New England Journal of Medicine" tregojnë se marrja mujore nën lëkurë e antitrupit monoklonal anti-Cgrp erenumab, redukton episodet e migrenës te pacientët që vuajnë nga forma episodike, ose me 4-14 ditë cefaleje në muaj.
"Më shumë se 90% e atyre që vuajnë nga migrena, janë të prekur nga forma episodike që, ndonëse është e karakterizuar nga atake më të rralla në krahasim me formën kronike, ndikon gjerësisht në cilësinë e jetës së pacientit", thonë autorët e drejtuar nga Peter Goadsby, Instituti Kombëtar i Kërkimeve Shëndetësore, në Londër. Bashkë me kolegët, Goadsby ka vlerësuar efektet e marrjes së erenumabit në parandalimin e emikranisë në 955 pacientë të ndarë në tre grupe, që iu nënshtruan për një muaj një injeksioni nën lëkurë të barit, në dozën 70 mg (317 vetë), 140 mg (319 vetë) dhe placebo (319 vetë). Siç nënvizojnë ekspertët, erenumabi është i vetmi antitrup monoklonal plotësisht njerëzor, i projektuar qartësisht si antagonist i receptorit të peptidit, i lidhur me gjenin e kalcitoninës (CGRP) që duket se është i përfshirë në patogjenezën e migrenës.
Në bazë të të dhënave të mbledhura gjatë studimit, bari ka arritur të reduktojë numrin e  ditëve me migrenë, pa efekte anësore të veçanta. "Në grupin e trajtuar me 140 mg, reduktimi ka qenë 3.7 ditë në muaj, përkundër 3.2 ditë në grupin e trajtuar me 70 mg dhe me vetëm 1,8 në grupin placebo", thotë eksperti, që më tej shton: "Edhe gjysma e pacientëve të trajtuar me dozë më të lartë të erenumabit ka patur një reduktim të ditëve mujore me migrenë, minimalisht 50%". "Trajtimet e mëparshme për parandalimin e migrenës kanë qenë huazuar në drejtime të tjera dhe efikasiteti i tyre nuk është gjithmonë i kënaqshëm", shkruan në editorialin e tij Andrevv Hershey, në Universitin e Sinsinatit, që përfundon: "Erenumabi është një trajtim i drejtpërdrejtë kundër një mekanizmi potencial që qëndron në bazë të patologjisë dhe rezultatet e studimit paraqesin një hap të rëndësishëm përpara për pacientët me migrenë".

 

N Engl J Med 2017. Doi: 10.1056/NEJMoa1705848
http://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1705848
 
N Engl J Med 2017. Doi: 10.1056/NEJMe1712559
http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMe1712559


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC