jan32018
FDA-ja ndalon shitjen në banak të antiseptikëve me triclosan
Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar një masë që ndalon tregtimin e produkteve antiseptike shëndetësore të banakut (OTC) që përmbajnë triclosan dhe një nga 23 përbërësit aktivë të përfshirë në listë. Rregullatori amerikan ka zbuluar se këtyre përbërësve nuk u njihet me siguri efekti, sepse ndërmarrjet që i prodhojnë nuk kanë dorëzuar të dhëna të reja mbi sigurinë dhe efikasitetin e tyre. Produktet për të cilat flitet, përfshijnë ata që përdoren për larjen e duarve, skrab dhe larje të thella të mjekëve kirurgë, si edhe produkte antiseptike për lëkurën e pacientit. Tashmë, produktet që kanë këta përbërës aktivë duhet t'i nënshtrohen një kontrolli tjetër para se të shiten sepse FDA-ja i konsideron si barna dhe do t'u kërkojë prodhuesve të marrin sërish aprovimin e tyre. Prodhuesit do të kenë në dispozicion një vit për të riformuluar ose hequr këto produkte nga tregu. Kanë qenë të shumtë ata që kanë hequr dorë nga përdorimi i këtyre produkteve, kështu që masa nuk do të aplikohet në pjesën më të madhe të antiseptikëve shëndetësorë që janë aktualisht në treg.
Triclosani, sipas një deklarate të agjencisë, në fakt, është i vetmi përbërës aktiv i përdorur në produktet antiseptike shëndetësore që gjenden aktualisht në treg. "Kjo ndërhyrje u përket vetëm produkteve të banakut që tregtohen rëndom dhe që përdoren kryesisht në struktura mjekësore si spitalet, klinikat dhe studiot mjekësore", bëhet e ditur në një shënim të përfaqësuesit të FDA-së Scott Gottlieb.
«Garantimi i sigurisë dhe efikasitetit të antiseptikëve shëndetësore të banakut ka qenë një përparësi për FDA-në, jo vetëm sepse këto produkte janë një përbërës i rëndësishëm në strategjitë e kontrollit të infeksioneve në mjedisin shëndetësor, por edhe për rolin që mund të luajnë ato në rezistencën antimikrobike nëse nuk janë prodhuar apo përdorur në mënyrën e duhur. Operatorët shëndetësorë qëndrojnë në vijën e parë, kanë nevojë dhe meritojnë të kenë në dispozicion mjete të sigurta dhe efikase për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit. Ja, se, pse, FDA-ja është treguar vigjilente në kërkimin e të dhënave që do të mbështesin përdorimin e vazhdueshëm të 30 përbërësve aktivë të përdorur në antiseptikët e banakut", ka përfunduar Gottlieb-i.