Farmaci

jan232018

Biopsia e lëngshme në zbulimin e kancerit kolorektal. Vërtetohet efikasiteti i lartë.

Biopsia e lëngshme, një teknikë që identifikon qelizat e kancerit që qarkullojnë në një mostër gjaku, ka saktësi të lartë në zbulimin e kancerit kolorektal (CRC). Krahasimi me rezultatet e kolonoskopisë dhe të biopsisë tradicionale, tregoi ndjeshmëri dhe efikasitet të lartë të biopsisë nëpërmjet gjakut.

Kjo është vërtetuar nga rezultatet e një studimi të paraqitur në simpoziumin vjetor të kancereve gastrointestinale, organizuar nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO), mbajtur kohët e fundit në San Francisko. Wen-Sy Tsai (Spitali Memorial "Linkou Chang Gung", Taipei) dhe kolegët e tij, kanë kryer një studim perspektiv për të vlerësuar një test të ri për zbulimin dhe numërimin e qelizave tumorale qarkulluese në një mostër gjakut, me qëllim zbulimin e hershëm të CRC-së.

Studimi u krye në 438 subjekte me adenoma, polipë apo CRI të fazave nga I në IV, nëpërmjet 182 kontrollesh. Secilit subjekt iu mor (përmes një mostre rutinore të gjakut) 2 ml gjak periferik, që u përpunua duke përdorur platformën biomimetike CellMax (CMx). Gjendja e sëmundjes u vlerësua nëpërmjet një protokolli klinik standard, duke përfshirë rezultatet e kolonoskopisë dhe të biopsisë.

Studiuesit zbuluan se saktësia e përgjithshme për testin CMx ishte 88% për të gjitha fazat e sëmundjes kolorektale, përfshirë lezionet parakanceroze. Ndjeshmëria ishte e barabartë me 84 % dhe specifika, 97.3% (respektivisht, 76.6 dhe 97.3%, në rastet e lezioneve parakanceroze).

"Ka ende një lloj pavendosmërie mes pacientëve nëse duhet të përdorin teste të bazuara te feçet apo të kryejnë një analizë invazive si kolonoskopia, për të zbuluar kancerin e zorrës së trashë ", theksoi Tsai në shkrimin e tij. "Rezultatet tona mund t'i çojnë drejt një zgjidhjeje ata njerëz që ngurrojnë t'i nënshtrohen shqyrtimit fillestar nëpërmjet kolonoskopisë, ose që nuk tregohen bashkëpunues në kthimin e testeve të feçeve, që u rekomandohen nga mjekët e tyre".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC