Farmaci

shk142018

Barnat kundër obezitetit, tregu i së ardhmes. Një rritje prej 21%, deri në vitin 2023

Në nivel botëror, që nga viti 1975, obeziteti pothuajse është trefishuar dhe në vitin 2016, llogaritej se prej tij vuanin 650 milionë njerëz. Me të njëjtët hapa po rritet edhe tregu i barnave për trajtimin e obezitetit, rritje që mendohet se do të arrijë masën 21% gjatë periudhës 2017-2023.

Këtë parashikim e bën raporti "Prirja botërore e barnave kundër obezitetit. Kufizimet dhe mundësitë 2017-2023", botuar nga Research and Markets, një kompani amerikane e specializuar në hulumtimin e tregut. Tregu udhëhiqet nga përhapja e obezitetit në nivel global, shkaktuar nga zakonet e gabuara të të ngrënit, stili sedentar i jetesës dhe shtimi i konsumit të ushqimit jo të shëndetshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2016, më shumë se 1.9 miliardë të rritur nga mosha 18-vjeçare e lart, rezultonin në mbipeshë dhe nga këta, më shumë  se 650 milionë ishin obezë. Raporti kujton se një subjekt obez është më i rrezikuar për të zhvilluar sëmundje kronike, të tilla si kanceri në gjoks, kanceri i endometrit, kanceri i zorrës së trashë, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe shqetësimet muskulo-skeletike.

Udhëzimet për të ndjekur një dietë të shëndetshme dhe një aktivitet të vazhdueshëm fizik, shpesh nuk janë të mjaftueshme dhe zgjidhje të tilla si kirurgjia bariatrike janë të kushtueshme dhe shoqërohen me komplikacione. Për këtë arsye, barnat kundër obezitetit kanë fituar një terren të gjerë me veprimin e tyre, që synon reduktimin e urisë dhe konsumimin më të shpejtë të kalorive. Krahasuar me rritjen mesatare në përqindje të tregut, me 20,9% nga 2017 në 2023, Amerika e Veriut konfirmohet si zona lidere, e ndjekur nga Europa. Azia është e destinuar për të qenë një ndër zonat emergjente. India dhe Kina janë sot nga ato me tregun më të madh ende të pashfrytëzuar në këtë aspekt.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC