Farmaci

shk192018

Zbulohet një klasë e re antibiotikësh që vepron kundër baktereve gram pozitive shumë rezistente

Një letër kërkimore e publikuar në "Nature Microbiology" ka përshkruar metodën me anë të së cilës është bërë i mundur zbulimi i një klase të re antibiotikësh, që kanë në bazë të tyre bakteret e pranishme në tokë. Këta përbërës aktivë, të quajtur malacidine, kanë patur efekt në laborator mbi baktere të ndryshme shumë rezistente, përfshi bakteren rezistente ndaj methicillinës: Staphylococcus aureus (MRSA), te minjtë me infeksione të lëkurës.

"Kemi nevojë për antibiotikë të rinj për të luftuar fillimin e infeksioneve rezistente ndaj antibiotikut. Duke pasur parasysh se shumica e antibiotikëve aktualisht në përdorim janë nxjerrë fillimisht nga mikroorganizmat, interesi është fokusuar në kërkim të barnave të reja në mostrat e ndryshme mjedisore", thotë Sean Brady, Universiteti Rockefeller, Nju Jork, Shtetet e Bashkuara, autori kryesor i studimit. Hulumtuesit kanë sekuencuar ADN-në bakteriale që është nxjerrë mbi një mijë mostra dheu të marra nga gjithë Shtetet e Bashkuara dhe kanë zbuluar një grup gjenesh që prodhojnë malacidine.

Këta antibiotikë të rinj i luftojnë bakteret në një mënyrë të ndryshme, krahasuar me pjesën më të madhe të barnave të tjera, duke sulmuar një pjesë të rëndësishme të murit qelizor bakterial, një mekanizëm për të cilin mikroorganizmat nuk kanë treguar rezistencë në laborator. Autorët theksojnë se ata kanë përdorur një metodë të veçantë sekuencimi që shmang nevojën për të kultivuar lloje bakteresh në laborator, gjë që nuk është gjithmonë e mundur dhe që do të japë mundësi më pas të nxjerrë shpejt prej tyre kandidatë të rinj barnash nga burime të ndryshme mjedisore.

"Duke qenë se vetëm një pjesë e diversitetit bakterial mund të kultivohet rregullisht në laborator dhe vetëm një pjesë e vogël e proceseve kimike të koduara nga bakteret e kultivuara janë zbuluar në eksperimentet e fermentimit, pjesa më e madhe e produkteve bakteriale natyrore mbetet e fshehur në mikrobiomën globale. Në përpjekjen për të hyrë në këto produkte të fshehura, ne kemi zhvilluar një platformë zbulimi të pavarur nga kultura, e cila sjell sekuencim, analiza bioinformatike dhe shprehjen heterologe të grupeve të gjeneve biosintetike që janë kapur nga ADN-ja e nxjerrë prej mostrave mjedisore", përfundojnë autorët.

 

Nature Microbiology 2018. Doi: 10.1038/s41564-018-0110-1
https://www.nature.com/articles/s41564-018-0110-1


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC