Farmaci

mar162018

Tumori i vezoreve: CHMP-ja mbështet frenuesin e PARP-it, që vjen në një formë të re

Komiteti i Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP) ka shprehur një mendim pozitiv, duke rekomanduar hedhjen në treg të olaparib-it në formë tabletash (300 mg, dy herë në ditë), si monoterapi për trajtimin mbajtës të pacienteve të rritura, me ndjeshmëri ndaj platinit, në rastet me tumor vezoresh epitelial, të gradës së rëndë, të tubave të fallopit ose peritoneal primitiv që përbëjnë një përgjigje (të plotë ose të pjesshme) ndaj kimioterapisë me bazë platini. Këtë e bën të ditur një njoftim nga AstraZeneca dhe MSD-ja që nënvizon se rekomandimet bazohen në studimin SOLO2, që ka treguar se si olaparibi redukton rrezikun e përparimit të sëmundjes ose të vdekjes te pacientet me tumor vezoresh të ndjeshëm ndaj platinit.

Duke konfirmuar rëndësinë e kryerjes së testit BRCA te pacientet dhe familjaret e tyre, Sandro Pignata (Instituti i Tumoreve në Napoli dhe koordinator kombëtar i studimit SOLO2), deklaroi: "Rezultatet e studimit SOLO2, kanë treguar se opalaribi garanton një kontroll afatgjatë të patologjisë, duke vonuar nevojën për t'iu drejtuar kimioterapisë te pacientet me tumor vezoresh të ndjeshëm ndaj platinit dhe me mutacion BRCA. Formulimi i ri i olaparibit dhe profili i tij i lartë i tolerancës dhe i sigurisë, paraqesin aspekte thelbësore për t'i ndihmuar pacientet që ta vazhdojnë terapinë. Olaparibi, vazhdon shënimi, është i pari frenues PARP i aprovuar, që është regjistruar fillimisht në formë kapsulash. Formulimi i ri me tableta, do të reduktojë dozimin edhe në numrin e njësive dozuese nga 8 kapsula dy herë në ditë, në dy të tilla dy herë në ditë". "Nuk do të resht së nënvizuari se sa e rëndësishme është për pacientet që të bëjnë testin BRCA", ka thënë Adele Leone (presidente ACTO Onlus Pulia), në çastin e diagnostikimit, në termat e prognozës, trajtimit dhe parandalimit për familjaret.

"Për të kontrastuar më tej sëmundjen, është thelbësor zbatimi i terapisë. Për këtë, mendimi pozitiv i CHMP-së është një lajm shumë i mirë dhe uroj që pacientet me mutacionin BRCA të mund të përfitojnë sa më shpejt nga olaparibi në formulimin e ri, që është më i lehtë për t'u marrë dhe që do t'i ndihmojë pacientet që të jenë më të kujdesshme në ndjekjen e terapisë".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC