Farmaci

pri62018

Legalizimi i kanabisit do të reduktojë përdorimin e opioideve

"Kërkime të fundit kanë zbuluar se përdorimi i të gjitha barnave kundër dhimbjes, opioide dhe jo opioide, ulet, kur shtetet aprovojnë ligje mbi kanabisin mjekësor. Lidhja që ekziston mes ligjeve dhe përshkrimit të opioideve, gjithsesi, kërkon thellime të mëtejshme", thotë Ashley Bradford (Universiteti i Xhorxhias në Athinë) autore kryesore e studimit. Në tërësi, rezultatet tregojnë se në shtetet ku janë hapur shpërndarës kanabisi për përdorim mjekësor, është vënë re një reduktim prej 14% në përshkrimin e opioideve, ndërsa në ata që kanë lejuar vetëm kultivimin e kanabisit në shtëpi, ka patur një reduktim prej 7%.

Në studimin e parë, kërkuesit kanë shqyrtuar të dhënat mbi të gjitha përshkrimet për opioide ndaj përfituesve të asistencës Medicare, Pjesa D, 2010-2015, duke i krahasuar këto me përshkrimet në shtete që kanë ligje të ndryshme për kanabisin mjekësor.

Në studimin e dytë, që ka analizuar të dhënat e marra nga Medicaid, aplikimi i ligjeve mbi kanabisin mjekësor ishte i lidhur me një reduktim prej rreth 6% të përshkrimeve të opioideve te këta pacientë. Gjithashtu, kur shtetet kanë implementuar ligje mbi përdorimin te të rriturit, sipas të cilave, të gjithë të rriturit mbi 21 vjeç lejohen të përdorin kanabis mjekësor, pavarësisht indikacionit, është vënë re një reduktim prej 6%.
"Mundësia që liberalizimi i marijuanës të sjellë reduktimin e përdorimit të opioideve dhe të pasojave që rrjedhin nga kjo, meriton të merret në konsideratë gjatë diskutimeve politike mbi reformën e ligjeve mbi kanabisin dhe mbi epideminë e përdorimit të opioideve", konfirmon Hefei Wen (Universiteti i Kentakit), që ka drejtuar grupin e punës. Kevin Hill-i dhe Andrew Saxoni, në një koment, tregojnë se jo të gjitha studimet e bëra deri tani tregojnë një reduktim në përdorimin e opioideve me liberalizimin e kanabisit, ndaj këshillojnë të bëhet kujdes me këtë çështje.

"Politika e kanabisit ka kapërcyer shkencën e kanabisit. Do të jenë të nevojshme kërkesa shtetërore dhe financime në nivel federal për të marrë përgjigje përfundimtare mbi rolin e mundshëm që ka kanabisi në krizën e opioideve", përfundojnë ata.

 

JAMA Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.0266
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29610897

JAMA Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.1007
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29610827

JAMA Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.0254
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29610836


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC