pri162018
Nicotinamide riboside, shtesa ushqimore natyrale që mbron nga pasojat e pleqërisë
Konsumimi i përditshëm i një shtese ushqimore natyrale, me emrin nicotinamide riboside (NR), mund të mbrojë nga efektet e plakjes.
Këtë e thonë rezultatet e studimit të ri të publikuar në "Nature Communications". Nicotinamide riboside, në fakt, imiton kufizimet kalorike, duke shkaktuar të njëjtat reagime kimike që bëjnë të mundur përfitimet shëndetësore të kufizimit kalorik dhe gjithashtu, mund të ulë presionin e gjakut dhe të përmirësojnë shëndetin e arterieve, veçanërisht te njerëzit me hipertension të lehtë.
"Ky ka qenë studimi i parë absolut për vlerësimin pas një periudhe marrjeje të kësaj përbërjeje nga qeniet njerëzore. Kemi zbuluar se shtesa ushqimore është e tolerueshme dhe se aktivizon disa nga rrugët biologjike kyçe të kufizimit kalorik", shpjegon autori Doug Seals (Universiteti i Kolorados). Kërkuesit kanë studiuar 24 burra dhe gra të shëndetshëm, me peshë normale, të moshës 55-79 vjeç, rezidentë në zonë.
Gjysmës së pjesëmarrësve u është dhënë placebo për gjashtë javë dhe pastaj një dozë NR prej 500 mg, dy herë në ditë.
Gjysma tjetër ka marrë NR për gjashtë javët e para dhe në vazhdim, ka marrë placebo. Në fund të çdo periudhe trajtimi janë bërë analiza gjaku dhe teste të tjera fiziologjike dhe asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka patur evente të kundërta të rënda.
Rezultatet kanë treguar se 1000 mg NR në ditë rritnin me 60% nivelet e nicotinamide adenina dinucleotides (NAD+), i nevojshëm për aktivizimin e sirtuine-ve, të cilave u mvishen më së shumti efektet pozitive të kufizimit kalorik. "NAD+ ka tendencë fiziologjike për t'u pakësuar me moshë, por duke u dhënë të moshuarve një përbërës me NR, jo vetëm që kufizojmë një humbje për shkak të pleqërisë, por edhe shtojmë aktivitetin e enzimave pëgjegjëse për mbrojtjen e trupave tanë nga stresi", nënvizojnë autorët.
Gjithashtu, te 13 pjesëmarrës me tension të lartë arterial apo me hipertension të stadit 1 (120-139/80-89 mmHg), tensioni arterial sistolik ka rënë me rreth 10 njësi pasi kanë marrë përbërjen, me një reduktim prej 25% të rrezikut për atak kardiak. "Studimi ynë ishte i vogël dhe nuk mund të shkojë përtej përkufizimit si një studim pilot. Por, nëse reduktimi i tensionit arterial sistolik me integrimin e NR-së do të konfirmohej nga studime klinike më të gjera, mund të flisnim për implikime biomjekësore të rëndësishme", përfundojnë autorët.
Nat Commun. 2018. doi: 10.1038/s41467-018-03421-7
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29599478