pri62018
Popullsia e moshuar, në rrezik, për shkak të mungesës së mikroushqyesve
Evolucioni i nevojave ushqimore ka qenë në fokus të takimit "Integrimi është ushqimi; evolucioni i nevojave ushqyese moderne", promovuar nga Bayer-i. Proceset e urbanizimit, me ndryshimet demografike që i pasojnë, së bashku me evolucionin e jetës dhe zakoneve ushqimore të 50-60 viteve të fundit, kanë përcaktuar nevojën e kërkimit të novacioneve për t'iu përgjigjur këtyre ndryshimeve. Sot, është rritur sasia e ushqimit të konsumuar, ndonjëherë në kurriz të cilësisë dhe përshtatshmërisë me nevojat e ushqyerjes. Kësaj i shtohet një mënyrë jetese më sedentare dhe konsumimi i ushqimeve jo të freskëta, të cilat në këtë mënyrë, humbasin një pjesë të vetive të tyre ushqyese.
"Një kërkim online mbi 30 mijë subjekte, ka nxjerrë në pah se si, pavarësisht bindjes se "dimë të hamë mirë" të 86% të të intervistuarve, në realitet, mbizotërojnë zakonet e gabuara të ushqyerjes", konfirmon Michele Carruba, përgjegjës i komitetit shkencor të "Spazio Nutrizione".
"Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në studim nuk konsumonin sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve, 77% nuk konsumonin produkte qumështi, 3 vetë në 10 nuk konsumonin vezë dhe 2 në 3, nuk përdornin peshkun. Gjithashtu, në 50% të rasteve, pjesëmarrësit treguan se nuk pinin dot as sasinë minimale të ujit të rekomanduar, prej një litri e gjysmë. Gjithashtu, 45% përdornin shumë ëmbëlsira. Kështu, edhe në këndvështrimin e parandalimit, bëhet i nevojshëm përdorimi i shtesave ushqimore".
Popullsia e moshuar, përveçse është në rritje të vazhdueshme (sot, në Itali, personat mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç përfaqësojnë rreth 20% të popullsisë) është një nga kategoritë më në rrezik për shkak të mungesës së mikroushqyesve. Për t'iu përgjigjur këtyre nevojave, industria ka zhvilluar formula të tjera shtesash ushqimore multivitaminike, të pasura me substanca antioksiduese: përveçse përmbajnë vitamina dhe minerale, mes të cilave bakër dhe zink, formulimet e reja parashikojnë koenzimën Q10, në vend të polifenoleve. Versioni i shtesave të posaçme për moshën e tretë, nga ana tjetër nuk përmban vitaminë K, për të mos ndërvepruar me terapitë antikoagulante.
Efektet pozitive të shtesave multivitaminike janë bërë të njohura nga kërkimi "Mikroushqyesit dhe metabolizmi: efektet e shtesave ushqimore gjatë aktivitetit fizik dhe kërkesa konjitive", zhvilluar nga David O. Kennedy (Qendra e Kërkimit për Ushqyerjen dhe Performancën e Trurit, Universiteti Northumbria) që është prezantuar me rastin e takimit.
Kërkimi, me një kohëzgjatje prej 4 javësh, ka përfshirë një kampion prej 91 individësh të rritur të shëndetshëm, që janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë një shtesë multivitaminike ose placebo. Rezultatet kanë treguar veti pozitive të mikroushqyesve mbi metabolizmin dhe mbi gjendjen energjike, mbi stresin dhe mbi lodhjen individuale gjatë ushtrimit fizik dhe kërkesave konjitive.
(S.C.)