Farmaci

maj252018

Kontroll, produkteve kozmetike që tregtohen në vend. Ligji ka hyrë në fuqi. Priten aktet nënligjore

Të gjitha produktet kozmetike që tregtohen ne Shqipëri do të jenë të shoqëruara me etiketën në gjuhën shqipe. Ligji i miratuar në vitin 2017, pritet të hyjë në fuqi sapo të miratohen edhe 30 aktet nënligjore në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Për zbatimin e këtij ligji është ngarkuar Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror i cili do të kontrollojë jo vetëm farmacitë që tregtojnë produkte kozmetike, por të gjitha subjektet, si supermarkete apo sallone estetike që përdorin këto produkte. I kontaktuar nga Farmacist33.al kreu i ISSH-së, zoti Eltar Deda tha se së shpejti nis zbatimi i këtij ligji.

"Ne kemi përgatitur aktet nënligjore që plotësojnë ligjin nr. 26. 2017 dhe sapo të miratohen në mbledhjen e qeverisë, do të nisë menjëherë zbatimi. Megjithatë, jemi brenda afateve të parashikuara", shprehet zoti Deda.
Në ligj, parashikohet që informacioni në etiketën e çdo produkti kozmetik të jetë në gjuhën shqipe dhe të lejohet vendosja në treg vetëm e produkteve nga një person përgjegjës i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili në varësi të rastit, është prodhuesi vendas, importuesi dhe shpërndarësi.

Kontrolli do të konsistojë në verifikimin e dokumentacionit të secilit produkt kozmetik dhe nëpërmjet kontrolleve fizike e laboratorike në terren. Pra, do të kontrollohen subjektet mjekësore e jo mjekësore që aplikojnë këto produkte dhe në rast shkeljesh administrative apo kur produktet kozmetike do të vlerësohen si të rrezikshme për shëndetin e njeriut, do të merren masa për konfiskimin e mallit dhe gjoba që variojnë nga 100 mijë, deri në 1 milion lekë.

Deri më tani, produktet kozmetike që tregtohen në Shqipëri nuk kanë kaluar në asnjë sitë kontrolli. Askush nuk i kontrollon substancat që injektohen nëpër sallone estetike për zbukurimin e formave trupore apo cilësinë e produkteve kozmetike që shiten në supermarkete apo parukeri të ndryshme.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC