Farmaci

qer52018

Astma mesatare/e ashpër. Pacientët kanë rezultate më të mira me dupilumabin

Sipas rezultateve të dy studimeve klinike, QUEST dhe VENTURE, paraqitur në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane të Toraksit, përdorimi i antitrupit monoklonal dupilumab në astmën mesatare/të ashpër, zvogëlon ndjeshëm rrezikun e përkeqësimeve të rënda, përmirëson funksionin e frymëmarrjes dhe redukton varësinë nga kortikosteroidet orale. Studimi i fazës 3 QUEST ka shqyrtuar 1902 pacientë dhe ka treguar se dupilumabi, duke iu shtuar terapive standard, ka reduktuar kthimin e sëmundjes dhe ka përmirësuar funksionin respirator krahasuar me placebon. Përmirësimet e funksionit respirator janë ruajtur për të 52 javët e studimit. Pacientët kanë perceptuar edhe përmirësime në kontrollin e sëmundjes dhe në cilësinë e jetës. Norma komplekse e ngjarjeve të padëshiruara ka qenë e njëjtë në të gjitha grupet e trajtimit dhe më të shpeshta kanë qenë reaksionet në vendin e injeksionit, dhimbja e shpinës dhe eozinofilia.

Edhe studimi i fazës 3 VENTURE, që ka përfshirë 210 pacientë, ka treguar se të rritur dhe adoleshentë me astmë të rëndë dhe të varur nga steroidet, të trajtuar me dupilumab që iu është shtuar terapive standard mund të reduktonin përdorimin e kortikosteroideve orale dhe të përmirësonin kontrollin e astmës krahasuar me placebon në 24 javë. Me dupilumabin, përdorimi i kortikosteroideve orale është pakësuar me 70% në popullsinë e përgjithshme dhe me 80% të pacientëve me nivele eozinofilie bazë prej të paktën 300 qeliza/mikrolitër.

Pacientët e trajtuar me dupilumab kanë patur një reduktim të rrezikut për kthim të ashpër të sëmundjes dhe një përmirësim të funksionit respirator. Norma e përgjithshme e ngjarjeve të padëshiruara ka rezultuar e ngjashme në të gjitha grupet e trajtimeve dhe ngjarjet e padëshiruara më të shpeshta kanë qenë reaksioni në vendin e injeksionit, bronkiti, sinusiti dhe eozinofilia. Dupilumabi, që vepron duke bllokuar rrugën e sinjalizimit të interleukinave 4 e 13 është aktualisht nën vëzhgimin e autoriteteve rregullatore në shumë vende, mes të cilave edhe Bashkimi Europian, për autorizimin e përdorimit si terapi shtesë në mbajtjen e kësaj popullsie pacientësh.

 

NEJM 2018. Doi: 10.1056/NEJMoa1804093
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1804093

NEJM 2018. Doi: 10.1056/NEJMoa1804092
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1804092


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC