Farmaci

kor112018

Ndërmarrjet farmaceutike korruptojnë më shumë se gjysmën e konsulentëve të FDA-së

Më shumë se gjysma e konsulentëve të pavarur, që kanë për detyrë të rishikojnë dhe të vlerësojnë barnat për Administratën Amerikane të Barnave dhe Ushqimit (FDA), marrin financime nga ndërmarrjet, barnat e të cilave duhet të kontrollojnë. Dhe, kjo ndodh, pavarësisht rregullave të ngurta në lidhje me konfliktin e interesit, të përpiluara nga vetë agjencia.

Denoncimin e ka bërë një studim i publikuar në revistën "Science". Mbështetja financiare shkon nga pagesat e drejtpërdrejta ndaj kërkuesve, deri në ndihma të tërthorta me financime të kërkimeve nga ndërmarrjet kryesore farmaceutike dhe konkurrentët, në mënyrë që në treg të futen barnat e tyre të reja. Paratë jepen pasi aprovohen barnat, në mënyrë që të evitohet lindja e dyshimeve nga FDA-ja gjatë procesit të aprovimit të barit.

Analiza e pagesave në "Science", që është bërë nëpërmjet deklaratave të publikuara në revistat shkencore, ka zbuluar se nga 107 mjekë që kanë shërbyer si këshilltarë për FDA-në, në lidhje me 28 barna të aprovuara në periudhën 2008-2014, 66 kanë marrë financime. Bëhet fjalë për pagesa të drejtpërdrejta për konsulencën, rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit dhe ndihma për tjera për kërkime nga ndërmarrjet prodhuese të barit.

Shtatë prej këtyre konsulentëve kanë marrë thuajse 850 mijë euro nga ndërmarrjet, 19 vetë nga 86 mijë euro deri në 1,1 milionë, 14 vetë nga 84.000 deri në 113.000 euro dhe 26 të tjerët, nga 850, deri në 11.300 euro. Vetëm 41 vetë nuk kanë marrë asnjë lloj pagese apo mbështetjeje financiare.

Nëpërmjet kërkimeve në portalin Linkedin, "Science" ka zbuluar se 11 nga 16 ekzaminues mjekësorë, më tej, e kanë lënë FDA-në dhe sot janë punësuar si konsulentë për ndërmarrjet farmaceutike, barnat e të cilave kishin vlerësuar më parë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC