Farmaci

kor132018

Alzheimeri. Rezultate premtuese nga antitrupi beta-amiloide

Një studim i fazës II ka dhënë rezultate pozitive në lidhje me një antitrup që ka si objektiv proteinën beta-amiloide. Këtë e bëjnë të ditur ndërmarrjet Eisai e Biogen. Në studim janë përfshirë 856 pacientë me sëmundjen e Alzheimerit në fazë fillestare dhe është vlerësuar efikasiteti në 18 muaj, i antitrupit BAN2401. Bëhet fjalë për një studim me përzgjedhje rastësore, double blind, në grupe paralele, të kontrolluar me placebo. Pacientët që kanë marrë pjesë në studim tregonin një degradim konjitiv të lehtë ose një demencë të lehtë nga Alzheimeri (sëmundja e Alzheimerit të parakohshëm).

Rezultatet e analizës finale të studimit kanë treguar një ngadalësim statistikisht domethënës të përparimit të sëmundjes pas 18 muajsh trajtim te pacientët që kanë marrë një dozë trajtimi më të lartë (10 mg/kg dy herë në javë) krahasuar me placebon. Në këtë dozë ishin statistikisht domethënëse edhe rezultatet e analizës Pet të amiloides në 18 muaj.

Doza më e lartë e trajtimit me BAN2401 ka nisur të tregojë gjithashtu një dobi klinike statistikisht domethënëse duke nisur nga 6 muaj. Antitrupi ka patur një profil të pranueshëm tolerueshmërie. Efektet e padëshiruara më të zakonshme kanë qenë reaksionet e lidhura me infuzionin dhe anomalitë në radiografi, të lidhura me amiloiden (Aria). Reaksionet e lidhura me infuzionin kanë qenë nga të lehta në të moderuara. Përhapja e Aria-E (edemës) nuk ishte më e lartë se 10% në asnjërin nga krahët e trajtimit.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC