Farmaci

gus142018

Estrogjenet lokale në post menopauzë nuk e shtojnë densitetin mamar

Terapia me estrogjene vaginale me dozim të ulët për një vit ose më shumë, nuk shton densitetin e mamelës gjatë mamografisë, apo rezultatin Bi-RADS (Breast Imaging Reporting and Data System), sipas asaj që sugjeron një rishikim i literaturës dhe i një numri të kufizuar rastesh të publikuara në "Menopause".

"Mjekët duhet të jenë të qetë në përshkrimin e estrogjeneve vaginale në doza të ulëta për trajtimin e sindromës gjenito-urinare të menopauzës", shpjegon autori kryesor Wen Shen (Johns Hopkins Medicine në Baltimorë).
"Është thelbësore që mjekët të përditësohen në lidhje me terapinë hormonale të menopauzës dhe që të mos i privojnë pacientët nga cilësia e jetës. Nëse nuk ndihen rehat me përshkrimin e kësaj lloj terapie, duhet t'i dërgojnë pacientet e tyre te një mjek i specializuar në fushën e menopauzës", vazhdon.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e pacienteve të një klinike për menopauzën. Më tej kanë përdorur vlerësimin e densitetit Bi-RADS për të përcaktuar ndryshimin mamografik dhe kanë rishikuar literaturën ekzistuese sa i përket përdorimit të terapisë lokale dhe sistemike me estrogjene dhe trajtimeve alternative lokale për sindromën gjenito-urinare të menopauzës te gratë që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit.

Kështu, mes 20 grave të shëndetshme në post menopauzë dhe tre grave që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit që kanë kënaqur kriteret e përfshirjes në studim, nuk është zbuluar asnjë shtim i densitetit mamografik pas një periudhe që shkonte nga një, deri në 18 vjet përdorim lokal i estrogjeneve vaginale. Gjithashtu, te një pjesëmarrëse që ka përdorur ospemifene, nuk është vënë re asnjë ndryshim në vlerësimin e Bi-RADS. Autorët nënvizojnë se rishikimi i literaturës ka ofruar të dhëna jo të mira mbi estrogjenet vaginale ose për trajtimet sistemike (përfshi ospemifene), mbi densitetin mamografik.

 

Menopause. 2018. doi: 10.1097/GME.0000000000001079
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29533365


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC