Farmaci

gus292018

Karcinoma e avancuar e qelizave renale. Kombinimi i ri duket premtues

Kombinimi i agjentit të anti angiogjenezës axitinib dhe i pembrolizumabit imunoterapeutik ka shfaqur një aktivitet premtues antitumor dhe asnjë efekt të padëshiruar të papritur, në një studim klinik të fazës fillestare të publikuar në "The Lancet Oncology", me pacientët me karcinomë të avancuar të qelizave renale të patrajtuar më parë.

"Përpjekjet për të zhvilluar kombinime të agjentëve anti angiogjenetikë me imunoterapitë e bazuara në frenuesit, për trajtimin e pacientëve me karcinomë të avancuar të qelizave renale, në të kaluarën nuk i kanë kapërcyer dot nivelet e pranueshme të toksicitetit, ndaj nuk janë hetuar më tutje. Në të kundërt, kombinimi axitinib-pembrolizumab ishte mjaftueshëm i tolerueshëm për të dhënë mundësinë që agjentët të administrohen në nivelet e dozës së aprovuar nga FDA-ja për substancën e vetme aktive", thotë Michael Atkins, autor kryesor i studimit.

Hulumtuesit regjistruan 52 pacientë me kancer të avancuar të qelizave renale pa trajtim paraprak për këtë sëmundje dhe së pari, vlerësuan dozën e përdorshme në një nëngrup prej 11 individësh, për ta testuar më tej në pjesën tjetër të pjesëmarrësve.

Rezultatet treguan te 73% e pacientëve një reduktim të konsiderueshëm të tumorit në përgjigje të terapisë së kombinuar dhe koha mesatare në të cilën nuk kishte përparim të sëmundjes ishte 20.3 muaj. Tkurrja dhe stabilizimi i tumorit ishin më të larta se ato që shiheshin te pacientët që merrnin vetëm një nga dy barnat.
Rezultatet e përgjithshme të mbijetesës janë ende të paplota, pasi 88% e pacientëve ishin ende të gjallë të paktën 18 muaj pas fillimit të terapisë. Në mars 2017, në fakt, u trajtuan 25 pacientë, 22 me kombinimin e barnave dhe tre, vetëm me pembrolizumab.

"Ne mendojmë se ky kombinim mund të jetë një përparim i rëndësishëm në trajtimin e sëmundjes dhe të ndihmojë për përcaktimin e kombinimeve të barnave të ngjashme që janë efektive për llojet e tjera të kancerit", përfundojnë autorët.

 

Lancet Oncology 2018. Doi: 10.1016/S1470-2045(18)30081-0
http://www.thelancet.com/journals/lanonc/article/PIIS1470-2045(18)30081-0/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC