Farmaci

sht42018

Një antitrup i ri monoklonal, mund të përmirësojë ecurinë e alzheimerit

Antitrupi monoklonal BAN2401 është në gjendje të reduktojë pllakat amiloide dhe të përmirësojë konjicionin e funksionalitetin te pacientët me sëmundjen e alzheimerit.

Këto janë rezultatet e endpointeve dytësore të studimit klinik të fazës 2, të njohur si "201", një eksperimentim 18-mujor, gjysmë i verbër, në grupe paralele, i kontrolluar me placebo dhe i prezantuar nga kërkuesit e Eisai Co. e Biogen, Inc. në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit, 2018. Pacientët me sëmundjen e alzheimerit të parakohshëm me patologji amiloide të konfirmuar në tru, janë caktuar në mënyrë të rastësishme për të marrë placebo ose pesë krahë të trajtimit aktiv me doza të ndryshme. Autorët e studimit krahasuan ndryshimet duke i krahasuar ato me bazën, për matjen e efikasitetit primar dhe rezultatin e përbërë të sëmundjes së alzheimerit (ADCOMS), duke e krahasuar atë me placebon. Të dhënat fillestare të studimit, të shpallura në dhjetor 2017, treguan se BAN2401 nuk e arriti endpointin primar.

Megjithatë, të dhënat e reja të raportuara në endpointet dytësore të studimit, treguan se BAN2401 ushtronte efekte të varura nga doza në dozë mbi amiloidin e parë në PET, endpointe klinike dhe bioshenjues të lëngut cerebrospinal. Në veçanti, trajtimi me BAN2401 tregoi një reduktim statistikisht të rëndësishëm të amiloidit cerebral për të gjitha dozat e vlerësuara; doza maksimale prej 10 mg/kg ka arritur një ndryshim mesatar prej -0,26 në 12 muaj dhe -0,30 në 18 muaj, e krahasuar me placebon.

Për më tepër, një konvertim i varur nga doza i amiloidit pozitiv në negativ, u vërejt në 65% të pacientëve në 12 muaj dhe në 81% të pacientëve në 18 muaj, në dozën më të lartë. Sa i përket reduktimit të rënies klinike, BAN2401 tregoi një reduktim të varur nga doza në krahasim me placebon e matur, nëpërmjet ADCOMS; Doza 10 mg/kg uli ndjeshëm rënien klinike me 35% në 12 muaj dhe me 30%, në 18 muaj. Efektet anësore më të zakonshme të lidhura me trajtimin ishin reaksionet e lidhura me infuzionin, kryesisht nga të lehta në të moderuara dhe anomalitë imazherike, të lidhura me amiloidin.

 

Alzheimer's Association International Conference 2018
https://www.alz.org/aaic/about/chicago.asp


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC