Farmaci

sht132018

Sindroma koronare akute te pacientët në depresion. Escitaloprami përmirëson rezultatet kardiake

Te pacientët me depresion pas sindromës koronare akute, përdorimi i antidepresantit escitalopram gjatë një periudhe gjashtë mujore ka përmirësuar rezultatet afatgjata kardiake, sipas rezultateve të ndjekjes nga një studim klinik me përzgjedhje rastësore, i kontrolluar me placebo dhe i publikuar në "JAMA".

"Ngjarjet e kundërta kardiake madhore (MACE) janë vëzhguar në 40.9% të pacientëve të trajtuar fillimisht me escitalopram dhe te 53.6% e atyre që morën placebo gjatë një ndjekjeje mesatare prej 8.1 vjetësh", raporton Jae-Min Kim (Universiteti Mjekësor Kombëtar, Koreja e Jugut), autori kryesor i studimit. Efekti mbi rezultatin e përbërë nga vdekshmëria për të gjitha shkaqet, infarkti i miokardit (MI) dhe ndërhyrja koronare perkutane (PCI) është vërejtur edhe pasi ishin përjashtuar pacientët që merrnin ende antidepresivë në një vit, me një incidencë prej 40,3% në krahasim me 53.4% në krahun e placebos.

Studimi përfshinte 300 pjesëmarrës, me moshë mesatare 60 vjeç, nga të cilët, 39.3% ishin gra, me sindromën koronare akute dhe depresion. Rezultati mesatar i ashpërsisë së depresionit, i barabartë me 15.9 në shkallën HAM-D, ishte më pak i rëndë se në disa studime të mëparshme, të cilat nxjerrë të dhëna të kundërta mbi rezultatet. E pra, analiza ka treguar se në grupin e escitalopram-it, krahasuar me grupin placebo, vdekshmëria për të gjitha shkaqet ishte 20.8% përkundër 24.5%, vdekshmëria kardiake ishte 10.7% krahasuar me 13,2%, përhapja, prej 8.7% krahasuar me 15.2% dhe përhapja e PCI-së ishte 12.8% përkundër 19.9%. Nuk është arritur ndonjë rezultat i dukshëm statistikor i prirjes për MACE të përbërë më të mirë në një nëngrup me fraksion të zvogëluar të ejektimit të ventrikulit të majtë.

Autorët kanë njohur disa kufizime të qenësishme në studim, mes të cilave projektimi në një qendër të vetme dhe një numër i kufizuar pacientësh me evente kardiake të rënda, të cilat për fat të keq, kufizojnë përgjithësueshmërinë e gjetjeve. Për më tepër, nuk kishte asnjë vlerësim të përhapjes së depresionit ose përdorimit të barnave kundër depresionit përtej ndjekjes përgjatë një viti. "Janë të nevojshme më shumë kërkime në një mostër më të gjerë, për të vlerësuar zbatueshmërinë e këtyre rezultateve në popullsinë e përgjithshme", përfundojnë hulumtuesit.

 

JAMA. 2018. doi:10.1001/jama.2018.9422
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2688569


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC