Fitoterapi

dhj192022

Ankthi dhe stresi te të rinjtë. Efektet pozitive të ekstraktit të sumullbarit

Humulus lupulus L. ose siç njihet ndryshe sumullbari përdoret sipas traditave të ndryshme fitoterapeutike tradicionale, si një trajtim për ankthin dhe çrregullimet e humorit. Një provë e kontrolluar me përzgjedhje rastësore ka testuar efektet e ekstraktit të sumullbarit të thatë në nivelet e vetë-raportuara të depresionit, ankthit dhe stresit te të rinjtë.

Në mesin e studentëve të Universitetit Mjekësor të Athinës, u përzgjodhën 36 pjesëmarrës vullnetarë (femra/meshkuj: 31/5; mosha: 24,7 +/- 0,5 vjeç) të rinj në dukje të shëndetshëm, të cilët që rezultuan pozitivë në Depression Anxiety Stress Scale-21 (DASS-21) për të paktën një shkallë të lehtë depresioni, ankthi ose stresi.

Një studim më përzgjedhje rastësore (1:1), i kontrolluar me placebo, dyfish i verbër u krye më pas me dy periudha ndërhyrjeje prej 4 javësh (Melcalin hops ose placebo; dy 0,2 g kapsula një herë në ditë) të ndara nga një periudhë pastrimi 2-javore.

Matjet antropometrike, vlerësimet DASS-21 dhe matjet e nivelit të kortizolit plazmatik të çdo mëngjesi u kryen në fillim të studimit dhe në përfundim të të dy periudhave të vëzhgimit. Asnjë ndryshim domethënës në peshë, përbërjen e trupit ose kortizolin i cili qarkullon në mëngjes nuk u vu re as në grupet e HOPS-it, as në grupet e placebos.

Rezultatet e DASS-21 për ankthin, depresionin dhe stresin u reduktuan ndjeshëm në grupin e sumullbarit krahasuar me grupin e placebos (9,2 +/- 7,3 vs. 5,1 +/- 5,9, 11,9 +/- 7,9 vs 9,2 +/- 7,4 dhe 19,1 + /- 8,1 vs 11,6 +/- 8,1, të gjitha vlerat p <0,05).

Autorët arritën në përfundimin se, për të rinjtë e shëndetshëm të cilët kanë raportuar simptoma të lehta të depresionit, ankthit dhe stresit, plotësimi ditor me një ekstrakt sumullbari të thatë, mund të përmirësojë ndjeshëm të gjitha simptomat gjatë një periudhe 4-javore. Këto efekte të dobishme përputhen me indikacionet e sumullbarit për çrregullimet e humorit dhe ankthin.

 

Vittorio Mascherini
Mjek
CERFIT, AOU Careggi, Fi


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC